Vjen në jetë fëmija i reperit të ndjerë, 7 muaj pas vrasjes së tij

Vjen në jetë fëmija i reperit të ndjerë, 7 muaj pas vrasjes së tij

Reperi i ndjerë XXXTentacion

Reperi është bërë baba për herë të parë 7 muaj pas vdekjes. E dashura e XXXTentacion, Jenesis Sanchez ka sjellë në jetë nje djalë të cilin e ka pagëzuar me emrin Gekyume Onfroy. Këtë emër ja kishte zgjedhur vetë reperi para se të vdiste. Lajmin e mirë e ka bërë të ditur stafi i reperit që menaxhon ende rrjetet e tij sociale.

“Me gëzim ju njoftojmë se foshnja dhe nëna janë të shëndetshëm. Emri i Gekyumes rrjedh nga një fjalë që X e kishte krijuar para vdekjes së tij që e ka kuptimin ‘një gjendje tjetër’ mendore ose universi ‘i ardhshëm’ i të menduarit. XXXTentacion e ka zgjedhur posaçërisht këtë emër për djalin e tij; familja e tij është e nderuar ta plotësojë dëshirën e tij dhe t’ia shprehë fëmijës Gekyume me dashuri,”- shkruhet në një status në rrjetet sociale.

Jahseh Dëayne Ricardo Onfroy i njohur si XXXTentacion) vdiq në qershor të vitit të kaluar në moshë 20 vjeçare, teksa u qëllua me disa plumba në Broëard, Florida.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve