Vjen Uragani shkatërrues,
çfarë pritet dy ditët në vazhdim

Vjen Uragani shkatërrues,<br />çfarë pritet dy ditët në vazhdim
Vetëm pak ditë pas uraganit “Irma”, që solli shkatërrime të mëdha, në ishujt Karaibe ka mbërritur një tjetër uragan i frikshëm. Bëhet fjalë për uraganin Maria, i cili parashikohet të godasë fort gjatë dy ditëve të ardhshme.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se uragani synon të shkatërrojë ishujt Karaibe, pas goditjes së tyre nga Irma. Stuhia pritet të jetë tepër e madhe, përpara se të godasë ishujt Leeward, ditët e ardhshme, duke arritur deri në kategorinë 4 brenda 48 orëve.

Maria goditi veri-lindjen e Barbados në orët e para të mëngjesit të së hënës, ndërsa pritet përforcimi i saj në orët në vazhdim. 

"Maria vazhdon të forcohet dhe pritet të jetë me intensitet të madh, duke sjellë ere të rrezikshme, rritje të stuhisë dhe rreziqe të reshjeve", tha qendra e stuhive.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com



  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza