Vjena gati të mbyllë kufirin me Slloveninë

/ATSH-AFP/ - Austria do të ndërtojë një barrierë përgjatë kufirit të saj me Slloveninë, gjithashtu anëtare e Bashkimit Evropian, me qëllim kontrollimin e fluksit të migrantëve, njoftoi sot ministrja e punëve të Brendshme, Johanna Mikl-Leitner.
"Bëhet fjalë që të garantohet një hyrje me rend dhe e kontrolluar në vendin tonë, dhe jo për një mbyllje të kufirit", shpjegoi ministrja për televizionin "Oe1".
Anëtare e partisë konservatore (OVP), aleat në koalicionin qeveritar me socialdemokratët, ministrja e vlerësoi të nevojshme se "duhet të merren masa të forta dhe të qëndrueshme përballë rrezikut për përplasje mes imigrantëve dhe refugjatëve që presin kryesisht me orë të tëra në të ftohtë për të kaluar kufirin mes dy vendeve".

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet në Dubai Elson Reçi, organizator i atentatit ndaj Preng Gjinit