VJENË, 20 qershor /ATSH-AFP/ - Seanca e pestë e negociatave bërthamore mes Iranit dhe fuqive të mëdha përfundoi sot në Vjenë dhe do të rifillojë më 2 korrik, njoftoi zëdhënësi i Bashkimit Evropian.
Një takim i zyrtarëve të lartë të grupit 5+1 (Gjermani, Kinë, SHBA, Francë, Britani e Madhe dhe Rusi) do të zhvillohet që prej 26 qershorit në Bruksel, theksoi Michael Mann, zëdhënës i përfaqësueses diplomatike evropiane, Catherine Ashton.
Zëdhënësi evropian konfirmoi sërish se hartimi i një dokumenti të përbashkët me Iranin kishte filluar. Grupi 5+1 dhe Republika islamike po negociojnë që prej fillimit të vitit një marrëveshje historike para se t ëgarantojç fuqitë e mëdha se Irani nuk po kërkon të pajiset me bombë bërthamore, në këmbim të heqjes së sanskioneve ndërkombëtare që privojnë Teheranin, çdo javë, nga miliarda dollarë të ardhura nga nafta./
/ec/
/Shqiptarja.com