VJENË, 19 qershor /ATSH-AFP/ - Nuk ka asnjë zhvillim mbi qëndrimin e iranianëve për pjesën më të madhe të çështjeve lidhur me programin e tyre bërthamor, diskutuar në Vjenë me fuqitë e mëdha dhe kjo është shqetësuese, deklaroi sot një burim perëndimor.
Ky burim i afërt me negociatat ka theksuar se shkëmbime të thella vazhdojnë edhe pse në një klimë të gjykuar konstruktive, një muaj nga përfundimi i afatit për një marrëveshje.
Grupi 5+1 (Gjermania, Kina, SHBA, Franca, Britania e Madhe dhe Rusia) dhe Irani po zhvillojnë negociata që prej fillimit të vitit për një marrëveshje historike para se të garantojë fuqitë e mëdha se Irani nuk po kërkon të pajiset me bombë atomike, në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare që privojnë Iranin, çdo javë, nga miliarda dollarë nga të ardhurat e naftës.
Palët, të mbledhura që prej ditës së hënë në kryeqytetin austriak, janë shprehur se kanë nisur hartimin e një dokumenti final duke pranuar ekzistencën e mosmarrëveshjeve të thella./
/ec/ a.jor.
/Shqiptarja.com