VJENE- Gjashtë superfuqitë botërore dhe Irani do të rinisin bisedimet në Vjenë, për të gjetur një marrëveshje përfundimtare mbi programin bërthamor iranian.
 
Bisedimet e muajit shkurt nuk sollën asnjë rezultat. Në muajin nëntor të vitit të kaluar palët arritën në një marrëveshje të përkohshme, e cila u jep kohë deri në qershor të këtij viti për të gjetur një zgjidhje përfundimtare, megjithëse afati mund të shtyhet më tej me miratimin e të dyja palëve.
 
6 fuqitë botërore: SHBA, Britania e Madhe, Franca, Kina, Rusia dhe Gjermania kërkojnë nga Irani të ndalojë pasurimin e uraniumit për të mos prodhuar më bomba bërthamore.
 
Bisedimet mes palëve pritet të fillojnë me një darkë pune mes Përfaqësueses së Lartë të BE për politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton dhe ministrit tëJjashtëm iranian Mohammad Javad Zarif.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)