TIRANË – Disa ditë pas aksidentit tragjik, gjendja shëndetësore e 6 prej studenteve të plagosura paraqitet e përmirësuar. Mesditën e sotme ato kanë lënë repartin e reanimacionit në Spitalin Ushtarak.
Mjeku Luan Nikollari ka siguruar se gjendja shëndetësore e studenteve është mirë.
"Gjendja e vajzave është e stabilizuar, është e mirë, është jashtë rrezikut për jetën dhe nuk do të kenë probleme invaliditeti për të ardhmen. Shpresojmë, në rast pas rasti në javët që vijnë ato të shkëputen nga spitali”, tha Nikollari.
Po sot Elsa Shtylla, ka lënë ambjentet e spitalit, duke iu bashkuar familjes së saj.
PROVA E ZGJIMIT PER STUDENTET E PLAGOSURA
Dy studentet e plagosura në aksidentin e Himarës vijojnë të jenë në koma dhe mjekët në Vjenë do tentojnë të bëjnë një prove zgjimi. Prëpjekja e parë do bëhet sot për studentet Eriselda Guberi, kurse nesër për studenten tjetër Florie Peci. Të dyja studentet mbahen me frymëmarrje artificiale. Ishte mjeku Luan Nikollari që foli sot para gazetarëve për gjendjen e dy studenteve.
Të dyja studentet u përcollën dje drejt Austrisë për një trajtim më të specializuar mjekësor pas gjendjes së rënduar si pasojë e aksidentit të së hënës. Florije Peci ka pësuar dëmtime të rënda në kokë, mëlci dhe organe të tjera jetike. Eriselda Guberi ka pësuar dëmtimë në kokë dhe në organe të tjera. Pranë vajzave në Vjenë ndodhen dhe familjarët e tyre që u lejuan t’i shoqërojnë nga ambasada austriake.
Ndërkohë 6 studente të plagosura nga aksidenti i Himarës, dolën sot nga reanimacioni në spitalin ushtarak. Mjeku tha se pëe asnjë prej tyre nuk ka problem invaliditeti.
TOPI E JAHJAGA TE USHTARAKU: ZEMRA RREH ME NJË RITEM
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i shoqëruar nga homologja kosovare Ahtifete Jahjaga, vizitoi sot studentet e plagosura në aksidentin e Himarës që ndodhen në Spitalin Ushtarak. Pas vizitës, presidentja Jahjaga ndaloi të fliste me gazetarët dhe shprehu ngushëllimet në emër të Kosovës dhe të saj “për një ngjarje kaq të rëndë”. “Jemi me familjrët, me të afërmit e tyre që të gjejnë forcën, që të gjejnë ngushëllimin”, tha Jahjaga.
Presidenti Topi falënderoi “nga zemra Presidentin Jahjaga dhe të gjitha autoritetet e Kosovës” për ndjeshmërinë që kanë treguar që kur u mor vesh tragjedia. Ai falënderoi edhe shtetasit kosovarë që ndodhen në Austri, të cilët u treguan të gatshëm për t’i qëndruar pranë dy vajzave që u dërguan për kurim atje “dhe ofruan strehim për familjarët e tyre”. “Zemra rreh me të njëjtin ritëm”, tha Topi duke iu referuar dy popujve. “Uroj që të takohemi në raste vetëm të gëzueshme”, shtoi ai duke iu referuar vizitës së homologes kosovare.
Ndërsa në lidhje me gjendjen e vajzave të shtruara në Spitalin Ushtarak, Topi tha se ajo është “shumë e përmirësuar”, “mund ta lënë edhe spitalin, por kjo varet nga mjekët”.
(im/ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Topi e Jahjaga vizitojnë studentet e plagosura