VJENE- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Forumi Ekonomik të Vjenës, që njihet si një platformë për promovimin e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve të Adriatikut dhe Detit të Zi. Fillimisht kryeministri Rama u ndal te suksesi i reformave të ndërmarra nga qeveria, të cilat sollën një ndryshim të madh në raportin “Të bërit biznes”, ku Shqipëria u ngrit 40 vende më lart në renditje. Kreu i Ekzekutivit theksoi se një rajon i integruar dhe i zhvilluar, do të vijë vetëm duke bashkëpunuar për projekte në infrastrukturë dhe energjetikë.
“Falë një sërë reformash dhe një ndryshimi në qasjen e qeverisë ndaj komunitetit të biznesit, ne si Shqipëri patëm një hov të konsiderueshëm në vetëm një vit në Raportin e të Bërit Biznes: u ngjitëm 40 vende më lart. -Përtej arritjeve tona personale, rajoni ynë duhet të përfaqësojë gjithmonë e më shumë një treg shumë më të madh dhe duhet të bëjë një ndryshim të madh në qoftë se ofrojmë parashikueshmëri, qëndrueshmëri dhe të gjejmë mënyra më kreative për ta bërë rajonin më interesant. -Është gjithnjë e më e qartë se ajo që ne kemi nevojë dhe ajo që ne nuk mund të sigurojmë me mjetet tona, të ndarë nga njëri tjetri, janë projektet në shkallë rajoni; projektet e infrastrukturës, projektet e sigurimit të energjisë dhe projektet e turizmit, dhe akoma më shumë gjëra që do bëjnë investitorët të kenë akoma më shumë besim dhe do të bëjnë që rajoni të jetë shumë më tërheqës për investitorët e mëdhenj. Politikisht, deri tani ia kemi dalë, por tani duhet t’ia dalim edhe ekonomikisht dhe kjo duhet të bëhet krah për krah me Europën”, u shpreh kryeministri Rama.
Përveç kryeministrit shqiptar Edi Rama, në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe kryeministra nga rajoni, si ai Maqedonisë, Malit të Zi, si dhe Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer. Në këtë takim kryeministri ishte i shoqëruar edhe nga ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.4%
-
Jo
18.3%
-
Ndoshta
11.3%
Vota total: 1406
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seancën plenare! Sot dorëzojmë rekursin në GJL për vulën
23 Korrik, 12:13
-
Projekt-ligji për Policinë e Shtetit hap diskutimet te ‘Ligjet’/ Prençi: Të shihet koha e mbajtjes në rajon, Naço: Nga 12 orë është propozuar 5
23 Korrik, 12:07
-
‘Dashuria është nën ujë’, Rudina Hajdari ndan momente nga pushimet me partnerin e saj të ri (VIDEO)
23 Korrik, 12:05
-
Lajm i mirë për studentët, merret vendimi: Abone falas edhe për vitin e ri akademik
23 Korrik, 12:00
-
Fërgesë verore me speca e patëllxhanë nga zonja Albana
23 Korrik, 11:59
-
Sorbeto me shalqi nga zonja Albana
23 Korrik, 11:49
-
Recetë e shpejtë në 5 minuta me speca dhe gjizë nga zonja Albana
23 Korrik, 11:37
-
Situata e zjarreve në vend, ministria e Mbrojtjes: 21 vatra në 24 orët e fundit, 18 u shuan
23 Korrik, 11:37
-
Patëllxhanë Qebap nga zonja Albana
23 Korrik, 11:33
-
Zgjedhjet për kryetar Bashkie në Himarë në 4 gusht, regjistrohen 11 parti pjesëmarrëse!
23 Korrik, 11:14
-
Sulm me dron në portin rus, raportohet për viktima dhe të plagosur
23 Korrik, 11:13
-
Mbrëmë u vra një kamarier!
23 Korrik, 10:52