Në një mesazh të fundit ai thotë se, “Ndeshkimi i vrasjeve te 21 janarit e korrupsionit qeveritar, kerkese insistuese e audiences. Drejtesia e vota e lire shqetesim i te gjitheve!” Rama e vlerëson si të shkëlqyer panelin, ku sipas tij merrte pjesë një audiencë e interesuar shqiptarësh, me të cilët ka biseduar për rreth dy orë. Takimi u mbajt në EU House, në selinë e Bashkimit Europian në Vjenë
TAKSA PROGRESIVE
Sikundër njofton zyra e shtypit e PS, kryesocialisti Rama ka patur një mëngjes pune me Sekretarin e Shtetit për Financat Andreas Schieder. Në takimin me Sekretarin e Shtetit të Austrisë për Financat Edi Rama ka marrë mbështetje të plotë për modelin e taksimit progresiv që PS synon të vendosë në qeverisjen e saj.
“Sistemi i taksave duhet të jetë i drejtë dhe i paanshëm; kjo do të thotë: taksa progresive; çështjet e taksave që lidhen me të ardhurat; gjithashtu aplikimi i tatimit mbi fitimin kapital etj; kjo sepse duhet të sigurohemi që shoqëria jonë të mos ndahet por të qëndrojë e bashkuar, kjo është e rëndësishme. Mendoj që është e rëndësishme si për Austrinë ashtu edhe për Shqipërinë dhe, duke qenë se kemi marrëdhënie shumë të mira, ideja është që të diskutojmë më tej mbi shkëmbimin e njohurive, shkëmbimin e ideve, shkëmbimin e eksperiencave mbi se si do të krijojmë një sistem taksimi të drejtë e të favorshëm që gjithashtu mbështet rritjen ekonomike e punësimin. Ky është një debat që po ndodh tashmë në nivelin Europian dhe unë jam i lumtur që në të ardhmen e afërt do ta thellojmë këtë debat edhe me miqtë tanë në Shqipëri”, tha Schieder pas takimit.
Sipas deklaratës zyrtare të PS, sekretari i Shtetit të Austrisë për Financat Andreas Schieder ofroi mbështetje të ekspertëve austriakë në fushën e financave publike për Programin e ri të Partisë Socialiste “Për një Rilindje Shqiptare”.
DEPUTETËT SOCIALISTË AUSTRIAKË
Gjatë vizitës dyditore në kryeqytetin austriak, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është pritur nga një grup deputetësh të SPO, të kryesuar nga Sekretarja e Grupit Parlamentar Socialist për Politikën e Jashtme dhe Marrëdhëniet me Europën, Christine Muttonen. Në takim ishin po ashtu të pranishëm edhe sekretarët për çështjet e edukimit, shëndetësisë, ekonomisë dhe turizmit.Edi Rama i njohu deputetët austriakë edhe me programin e ri të PS, “Për një Rilindje Shqiptare”. Rama u ndal veçanërisht në risitë që ky program sjell për ekonominë, shoqërinë, demokracinë, por edhe për objektivin madhor të PS për ta ribashkuar Shqipërinë me Europën. Sfida veçanërisht të rëndësishme, i quajti Rama, garantimin e funksionimit normal të shtetit të së drejtës, pavarësisë së institucioneve, që sot, si në rastin e Prokurores së Përgjithshme, janë gjithmonë e më shumë nën një sulm të hapur dhe të turpshëm të qeverisë shqiptare.
“Mendoj se është shumë e rëndësishme që të luftohet korrupsioni dhe për të patur një sistem ligjor funksional, por gjithashtu është shumë e rëndësishme që të ndihmohen të rinjtë për t’u punësuar dhe në këtë drejtim ju duhet të fokusoni të gjitha përpjekjet tuaja”, tha Muttonen pas takimit.
TAKIMI ME VRANITZKY
Kryetari i PS Edi Rama është pritur ngaish kancelarin austriak Franc Vranitzky. Ish kancelari austriak Vranitzky me idetë e tij dhe qëndrimet e tij është cilësuar nga Kryetari Rama si “shumë inkurajues për programin e Partisë Socialiste”.
(aq/shqiptarja.com)