VJENË, 20 qershor /ATSH-AFP/ - Negociatat këtë javë në Vjenë me Iranin për programin bërthamor të këtij vendi kanë qenë shumë të vështira, por konstruktive, deklaroi një zyrtar i lartë amerikan në përfundim të diskutimeve.
"Ne nuk dime ende nëse Irani është i gatshëm të marrë të gjitha masat për t'i garantuar botës se programi i tij bërthamor është dhe do të mbetet krejtçsisht paqësor", shtoi Wendy Sherman.
Seanca e pestë e negociatave për programin bërthamor mes Iranit dhe fuqive të mëdha përfundoi sot në Vjenë dhe do të rifillojë më 2 korrik, njoftoi zëdhënësi i Bashkimit Evropian./  /ec/