Vjero: Nga e hëna regjistrimet e
bizneseve edhe përmes noterëve

Vjero: Nga e hëna regjistrimet e<br />bizneseve edhe përmes noterëve
Prej ditës së hënë noterët do të kenë edhe një detyrë të re, atë të regjistrimit online të bizneseve të reja. Lajmi u bë i ditur nga drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, Vasilika Vjero e cila prezantoi edhe marrëveshjen e arritur ndërsa theksoi se kjo strategji do të shkurtojë kohën e regjistrimit dhe kohën e pritjes së biznesmenëve në sportelet e QKR.
 
 “Të gjithë ata qe duan të regjistrohen për herë të parë nga e hëna mund t’i drejtohen zyrave të noterëve të cilët do të mund t’i regjistrojnë dhe ndihmojnë biznesmenët e rinj deri në marrjen e përgjigjes.”- tha Vjero, ndërsa shtoi se regjistrimi Online është po aq i vlefshëm sa ai në zyrë.
 
Sipas saj kjo vjen për shkak të fluksit të madh të regjistrimeve të reja, 2700 prej të cilave vetëm në 15 ditët e para të shtatorit.
 
“Për 9 muaj e parë deri më tani kemi 23.000 regjistrime të reja. Për periudhën Korrik-shtator janë 15.000 biznese të reja, ndërsa në 15 ditët e para të shtatorit janë bërë 2700 regjistrime”- tha Vjero.

Kryetarja e Dhomës së Noterisë, Mimoza Sadushi u shpreh se ky shërbim do të ketë një kosto minimale nga noterët. 
"Në gjithë vendin janë 400 zyra noteriale. 200 janë vetëm në tiranë. Në 15 ditet e para të shtatorit 20% e aplikimeve të qytetarëve janë bërë përmes platformës online."- tha Sadushi.
 
Fjala e plotë e krytares së QKR-së, Vasilika Vjero
Më lejoni t’ju informoj se me qëllim shërbimin në kohë reale të të gjithë subjekteve që i janë përgjigjur dhe vazhdojnë ti përgjigjen çdo ditë thirrjes së nismës së qeverisë për regjistrimin e biznesit të tyre, sot, së bashku me Znj. Sadushi, firmosëm një marrëveshje bashkëpunimi midis Dhomës Kombëtare të Noterëve dhe QKR.
Thelbi i kësaj marrëveshje konsiston në faktin që duke filluar nga dita e hënë datë 21 Shtator 2015 të gjithë individët/subjektet tregtare që kërkojnë të regjistrohen për herë të parë (si persona fizikë), mund të drejtohen pranë zyrave të noterëve në të gjithë vendin për të realizuar regjistrimin e tyre. Pra çdo zyrë noteri në Shqipëri, do të mundësojë regjistrimin e një biznesi online duke bërë të mundur kështu shmangien e radhëve të gjata të biznesit në zyrat dhe sportelet e QKR-së në shkallë vendi.
 
Duke u nisur nga fakti se në të gjithë vendin operojnë më shumë se  400 zyra noterësh, besojmë se strategjia e gjetur për të lehtësuar regjistrimin online të biznesit do të shkurtojë në një nivel të ndjeshëm radhët dhe pritjet në sportelet e QKR-së.
Ndaj gjej vendin t’ju bëj një thirrje qytetarëve, që të indetifikojnë sa më parë zyrën më të afërt noteriale pranë shtëpisë apo vendndodhjes së biznesit të tyre në mënyrë që të procedojnë me regjistrimin online.
 
Çfarë sjell regjistrimi online i biznesit?
 
  1. Aplikimi do të mundësohet tërësisht nëpërmjet portalit qeveritar e-albania.al.
 
  1. Noterët, do të asistojnë të gjithë individët/ subjektet tregtare në plotësimin e të dhënave të detyrueshme dhe vullnetare, sipas formularëve përkatës të regjistrimit deri në marrjen e përgjigjes përfundimtare mbi aplikimin. 
 
  1. Aplikimi për regjistrim do të kryhet vetëm nëpërmjet mjeteve të sigurta të identifikimit (pasaporta biometrike apo karta e identitetit). Ketu theksoj se të gjitha subjektet tregtare gjatë plotësimit të të dhënave duhet të bëjnë kujdes kur deklarojnë adresën ku zhvillojnë aktivitetin e tyre si dhe dhënien e adresës së postës elektronike vetjake (pra e mailin e tyre personal apo të punës).
Dua të ritheksoj se regjistrimi online në radhë të parë është po aq i vlefshëm sa edhe regjistrimi në sportelet e QKR-së dhe nuk ka asnjë lloj ndryshimi, madje është shumë herë më i lehtë dhe shkurton në mënyrë drastike pritjen me oraret e zgjatura në sportelet e QKR-së kudo ato ndodhen. Dua të bëj një paralelizëm me sistemin e deklarimit të detyrimeve të të ardhurave.
Ashtu sikur të gjitha procedurat që ndjek administrata tatimore tashmë janë online dhe pa asnjë lloj kontakti me sportelet e saj, ashtu dhe ky proces regjistrimi online jemi të sigurt që do të japë rezultatet e veta. Në aplikimet e bera deri 15 ditëshin e fundit rreth 20% prej tyre janë regjistrime online. Dhe ofrimi i këtij shërbimi edhe në zyrat e noterëve besojmë se do të shkurtojë procedurën e pritjes në sportele.
 
Me lejoni të ndaj me ju disa shifra mbi regjistrimin e bizneseve:
Gjatë  këtyre ditëve të para të muajit shtator në sportelet e QKR-së vijon të ketë fluks gjithnjë e në rritje të subjekteve të cilët duan të regjistrohen, numri mesatar ditor i veprimeve në sportel dhe online i kalon 2,700;
 
Gjatë këtij muaji janë regjistruar 8,371 biznese ose 6.6 herë më shumë se 2014, vetëm gjatë ditës së djeshme (14 shtator) janë regjistruar 865 biznese;
 
Për 9 mujorin 2015 numri i bizneseve të regjistruara i kalon 23,697 ose 75% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2014, ose 41.6 % më shumë se totali 2014 (16,731);
 
Për periudhën Korrik – Shtator 2015 janë regjistruar 15,000 subjekte ose 4.8 herë më shumë se viti 2014.
 
Apeli ynë është: Regjistrohuni dhe formalizohuni! Kjo nisma që ju prezantuam sot, vjen në vijim të nismave të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare për të lehtësuar regjistrimin e biznesit, i cili sot mundësohet online, gjithashtu përveç sporteleve tona të përhershme bizneset (personat fizikë) mund të regjistrohen dhe pranë sporteleve të zyrave tatimore qendrore (siç është rasti i Qendrës së Shërbimit të Tatimpaguesve),  proces i cili ka filluar ditën e sotme për qytetin e Tiranës.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë