Vjeshta rikthen virozat stinore, më të prekurit fëmijët! Çdo mjek familjeje kryen mbi 30 vizita ditore! Mjekja: Mos neglizhoni simptomat, kujdes me antibiotikët

Çdo mjek pediatër pret mesatarisht mbi 30 vizita në ditë në Qendrat Shëndetësore për shkak të virozave qarkulluese.

Temperatura e lartë, rënia e imunitetit, lodhja e diarreja janë simptomat më shpesh të hasura te pacientët e moshave pediatrike. Këto simptoma tregon mjekja pediatre Sonila Brati zgjasin deri në 5 ditë, ndaj rekomandohet konsultë me mjekun.

“E para gjë që nis është temperatura që ne këto ditë e kemi parë që ka qenë e lartë dhe të jetë rezistente te fëmijët. Pra temperatura mund të jetë dhe çdo tre orë dhe prindërit i duhet 3 orë mezi të presi për t’i dhënë antipiretikun e duhur , paracetamolin apo ibubrofenin dhe pastaj fillon shfaqja e të tjera simptomave , pra fillon rrufa, kolla, fillon dhimbja e fytit, fillon mungesa e oreksit , lodhja, dhimbja e trupit. Përveç temperaturës fëmijët kanë dhimbje koke , shpeshherë të forta.”- tha Sonila Brati, mjek pediatër QSH2.

Por bashkë me virozat stinore thotë mjekja kemi një rikthim të lehtë të rasteve me Covid tek moshat pediatrike. Mesatarisht në një javë pas kryerjes së tamponit rezultojnë pozitiv deri në 5 fëmijë.

“Pas datës 20 gusht ne kemi patur fëmijë te ne që kanë patur temperaturë dhe kur i kemi bërë tamponin kanë dal pozitiv. E njëjta gjë edhe për të rriturit.’- tha Sonila Brati, mjeke pediatër.

Mjekët rekomandojnë që të mos neglizhohen simptomat virale por nga ana tjetër edhe moskonsumimin e antibiotikëve.

“Tashmë ka një rëndësi të madhe fillimi i multivitaminave për të rritur imunitetin për t’i paraprirë dimrit që ka viroza shumë më tepër agresive.”- u shpreh mjekja.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën