TIRANE- E gjendur në katin e parë të një godine të vjetër katër katshë bibloteka e Universitetiti të Sporteve në Tiranë është në rrezik. Me përjashtim të katit në të cilën gjendet bibloteka, tre katet e tjera janë thjeshtë rrënoja të vjetra të dala jashtë përdorimit. Nuk ka mbetur aty as derë as dritare, në tre kate të godinës, dhe gjithçka është një hapsirë boshe e lënë në harresë. Askush nuk është kujdesur për mirëmbajtjen apo rikonstruktimin e kësaj godine. Muri i kësaj ndërtese është tepër i vjetër dhe në vend të dritareve mund të shihen vetëm strukturat e drunjta të dritareve të shumë viteve më parë dhe në asnjërën prej tyre nuk ekzistojnë xhama.
E njejtë është situata edhe në pjesën e mbrapme të godinës ku xhamat janë totalisht të thyer, muri dikur në një ngjyrë të verdhë tashmë është kthyer në të zezë, gjë që tregon edhe një herë indiferentizmin me të cilin trajtohet kjo godinë ngjitur me një nga institucionet më të rëndësishme të arsimit në kryeqytet. Në katin e parë të kësaj godinë të rrënuar nga vitet dhe mungesa e punimeve në të gjendet Bibloteka, si një pjesë tepër e rëndësishme e një Institucioni të arsimit të lartë. Amortizimi i kateve të sipërme të kësaj ndërtese vë në rrezik pasurinë kulturore dhe letrare që qëndron në katin e parë. Megjithse ky kat është rikonstruktuar dhe nuk ngjan aspak me ata të mësipërmit, duhet të mbartë rrezikun që vjen prej tyre.
Edhe shkallët që të ngjesin në katin e dytë, tretë dhe të katërt, janë buzë kësaj bibloteke dhe të krijojnë përshtypjen e një ambjenti të vjetër e të braktisur. Kjo godinë ngjitur me Universitetin e Sprteve në Tiranë të bën të kthehesh shumë vite mbrapa në kohë me vjetërsinë e saj, e sikur të mos mjaftonte kjo është kthyer në një godinë të braktisur dhe që nuk i shërben askujt. Një panoramë e tillë është e ngjashme me atë të zonave të largëta të Shqipërisë dhe që tashmë janë braktisur nga banorët, dhe nuk është aspak e hijshme ekzistenca e saj dhe indiferentizmi me të cilën trajtohet kjo godinë në një nga zonat më të rëndësishme të kryeqytetit.
Shkrimi u publikua sot (26.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com