Vjosa del nga shtrati në Fier, Çako: Nuk ka përmbytje masive, në Ferras disa banesa të përmbytura, janë evakuuar banorët

Reshjet e shiut kanë sjellë problematika edhe në qarkun e Fierit, ku për shkak të daljes së lumit Vjosa nga shtrati ka pasur përmbytje. Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako duke dhënë detaje mbi situatën në Fier tha se nuk ka përmbytje masive , por në zonën e Ferrasit disa zona janë përfshirë nga uji, duke bërë që banorët të evakuohen.

“Prej disa orëve, gati dy ditësh kanë vazhduar reshje intensive, shkak i cili ka sjellë edhe përmbytje dhe mbingarkesën e lumit Vjosa dhe të lumenjve të tjerë. Jo që është më e rëndësishme është kapja  e niveleve maksimale të lumit Vjosa. Strukturat kanë qenë gjitha natës në qarkun Fier dhe Vlorë dhe kanë marrë masa për të evituar çdo problematikë apo shqetësim të banorëve. Duhet të informojmë publikun se aktualisht niveli i ujërave ndihmës ka kapur nivelin maksimal, por nuk kemi përmbytje. Në Ferras janë disa banesa që janë prezencë uji, janë evakuuar 3 familje. Janë vënë në dispozicion të gjitha kapacitete e strukturave lokale dhe vendore. Tashmë mund të themi se nuk kanë rrezik. Pritet intensitet në rënie në prurjet e Vjosës, ç’ka reflektohet në nivelin që po bie në Memaliaj. Po ashtu edhe në Vlorë, nuk paraqiten probleme është punuar gjithë natës, është mbyllur një çarje e argjinaturës e cila mund të sillte probleme serioze”, tha Çako.


Lajmi kryesor:

Situata e rrezikshme e krijuar nga reshjet, në Vlorë Vjosa del nga shtrati! Ministria e Mbrojtjes: Jemi në terren, 30 familje të evakuara! Ministria e Bujqësisë: 1000 hektarë tokë nën ujë


SI.E./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë