Në parkun Kombëtar të Vjosës do ngrihet qendra për promovimin e natyrës, shpallet kompania fituese! Rama-mesazh BE-së: Ruajtëm lumin e fundit të egër në Evropë

Një qendër Multifunksionale do të ngrihet në parkun Kombëtar të Lumit Vjosë, e cila do të promovojë vlerat natyrore dhe kulturore që zotëron territori i lumit të fundit të egër në Evropë. Konkursi u finalizua sot fituesi për ngritjen e qendrës multifunksionale u shpall studioja projektuese “CEBRA A/S & Arup Internatioonal Projects Limited & Barker Langham Limited & UNO”. 

Në ceremoninë e shpalljes së projektit fitues në TKOB konkurronin me idetë e tyre studioja hollandeze “Casanova+Hernandez Architecten”, ajo daneze “CEBRA A/S & Arup Internatioonal Projects Limited & Barker Langham Limited & UNO” si dhe studioja spanjolle “Ensamble Studio”.

Juria e përbërë nga kryeministri Edi Rama, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, shefi ekzekutiv i Patagonia Ryan Gellert dhe ekspertë kombëtarë e ndërkombëtarë të mjedisit, arkitektonikës e planifikimit të territorit vlerësoi projektin e kësaj studioje si më kreativi dhe inovativi në përputhje me kriteret e shpallura nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit si dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura për këtë konkurs.

Pas investimeve përgjatë lumit Vjosë, që synojnë të zhvillojnë më shumë potencialin turistik të kësaj pasurie, kryeministri Rama, tha se nuk duhet të synohet turizmi aktual por ai i luksit.

"Shqipëria ka ambicien për tu rritur ekonomikisht, ka të drejtë që këtë dhuratë të madhe ta vërë në dispozicion të vetvetes. Nuk mund të krijohen standarde vetëm nga ajo pjesë turistësh që vijnë me një çantë në krahë, por duhet të kemi konsumatorë më të lartë. Vjosa është për ne një shkollë shumë e rëndësishme për të kuptuar se na duhet turizmi i luksit, dhe na duhet për njerëz të zakonshëm."

 Kryeministri Rama në fjalën e tij tha se ky është vendimi më i guximshëm që mund të merrte ndonjëherë një qeveri.

“Vendimet më të mëdha dhe të guximshme dhe më të rëndësishme për të ardhmen që një qeveri mund të merrte”, tha Rama.

Një mesazh e pati edhe për Bashkimin Europian, për të cilin tha se ndërsa i jepnin leksione Shqipërisë se Vjosa duhej shpallur Park Kombëtar, duhet të kujtojnë se edhe lumenjtë në BE kanë qenë të egër, por i kanë zbutur për aryse që s’kanë lidhje me mbrojtjen e mjedisit.

Konkursi ndërkombëtar për Qendrën Multifunksionale dhe Stacioneve të Informimit për Parkun Kombëtar të Vjosës dhe hymë në një fazë të re, konservimit dhe zhvillimit të këtij parku të jashtëzakonshëm kombëtar. Nuk ka asnjë vend në Europë të paktën, se bota është shumë e madhe për të folur me siguri, që të ketë një park kombëtar që përshkon të gjithë trupin e vendit. Nuk ka asnjë vend në Europë sot që të ketë një lum të egër, gjë për të cilën shpeshherë kemi qenë të detyruar tu kujtojmë miqve europiane, kur këmbëngulej se duhej ruajtur lumi i fundit i egër në Europë, por më parë se sa na japin në leksione se si ruhet një lumë i egër. Duhet të kujtohen që të egër kanë qenë edhe lumenjtë e tjerë të Europës, por ata i kanë zbutur për qëllime që s’kanë pasur të bëjnë me mbrojtjen e natyrës. jemi mirënjohës për nxitjen, inkurajimin”, tha Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se asnjëherë nuk kanë qenë septik për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar.

Nuk kemi qenë hezitues për ta shpallur Vjosën Park kombëtar, ka qenë pjesë e vizionit.

Projekti që do të vihet në jetë ndërthur investimet që do të bëhen me natyrë, duke e shoqëruar rrugëtimin me informacione, stacione ndalimi për turistët apo edhe muzeun e informacionit, që jep më shumë detaje mbi këtë pasuri kombëtare.

Për ministren e Turizmit Mirela Kumbaro, përmbyllja e kësaj gare finalizon edhe ‘Vitin e Vjosës’, siç është konsideruar 2023-shi për shkak se kësaj kohe është shpallur zyrtarisht i mbrojtur Parku Kombëtar i Lumit të Vjosës.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:49
Vjosa Park Kombëtar, shpallet kompania fituese për ngritjen e qendrës multifunksionale 

1701874261_fffffff.JPG

Pas prezantimit të ideve finaliste të Konkursit Ndërkombëtar të Qendrës Multifunksionale dhe Stacioneve të Informimit për Parkun Kombëtar të Vjosës është shpallur fituesi.

Kompania fituese është CEBRA A/S & Arup Internatioonal Projects Limited & Barker Langham Limited & UNO, Kopenhagë, Danimarkë.

Ajo të do të ngrejë një qendër Multifunksionale në parkun Kombëtar të Lumit Vjosë. Në garë ishin edhe kompanitë “Ensamble Studio”, Madrid, Spanjë si dhe “Casanova+Hernandez Architecten”, Roterdam, Holandë. 

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sheki: 07/12/2023 09:23

    Po lumin Drin ne Diber a nuk mundesh qe ta promovosh njesoj apo do qe ta permbytesh duke bere hidrocentral gjigand. Kete vit ka pasur nje numer te konsiderueshem turistesh. Nuk duhet ta shkaterrosh nje natyre kaq perfekte atje per nje hidrocentral qe nuk ke perfitime , shkakton probleme ne natyre dhe permbyt 35 fshatra zone ku quhet Hambari i Dibres per prodhime bujqesore. Verja gishtin kokes perpara se te marresh nje vendim

    Përgjigju
  • Iris: 07/12/2023 02:48

    Atehere perse vlejti shpallja e Vjoses park kombetar kur do te ndertosh aty qender multifunksionale e turizem luksoz??!! Pyka qe kemi per kryeminister duhet te vizitoje Yellow Stone,Colorado park, Yosemitet per te pare se cfare nenkuptohet me parqe natyrore.lumenj te eger dhe si nxirret fitim prej tyre e si mirembahen,Akoma pa u tharre mire boja e marreveshjes se shpalljes park kombetar dhe maskarai e shkeli vete me kembet e veta,duke firmosur per kete qender e ndoshta per t'ju hapur rruge dhe /investimeve/,se /na duhet turizem luksoz/! Dhe ka paturpesine e thote qe eshte vendimi me i guximshem qe mund te marre ndonje qeveri! Po a nuk ishin /te guximshem/ vendimet per armet kimike,per kullat ne qender te Tiranes dhe vazhdimin e betonizimit te saj,per aeroportin e Vlores qe bota po te thote t'a ndalosh ndertimin,per investitoret strategjike,per PPP-te,per marreveshjen me Italine per emigrantet e paligjshem ,per te cilen te dolen te gjithe shqiptaret kunder ne sontazh?! I pyete ndonje here shqiptaret per keto vendime?-Sigurisht qe jo! Atehere ku qendron /guximi/?! Kerkon qe te testosh shqiptaret deri sa do te te lejojne /te guxosh/ me durimin e tyre ndaj teje?! Kete kerkon?! Te shohim sa guxim do te kesh t'ju japesh emigranteve te drejten e votes! Te shohim sa guxim do te kesh, qe kur te kerkosh nga shqipot per PS nje mandat te katert,te premtosh qe do te vendosesh limit kohor per vete si kryeminister e kryetar partie! -Ja kete e quaj guxim i vertete.

    Përgjigju
  • Mira: 06/12/2023 16:06

    Turizëm luksi për njerëz të sakonshëm nuk shkon, për të pasurit po. Të zakonshimit nuk do ecin dot zoti kryeministër!!

    Përgjigju
    • Eris: 06/12/2023 17:57

      Më duket se Rama do të thotë që i drejtohet klientëve të pasur se ata vërtet sjellin para në Shqipëri dhe do jetë për njerëzit e zakonshëm me kuptimin që njerëzit e zakonshëm do punojnë. Mendoj se është qëllim i mirë të krijosh ambiente për klientë të pasur, janë këta turistë që i mungojnë Shqipërisë. Shumica e turistëve gjith këto vite kan qënë me buxhet të ulët.

  • Qipi Dhasi: 06/12/2023 15:51

    Doli hapur kush e dogji pyllin e Pish-Poros ne Fier!!!

    Përgjigju
  • Arbëri: 06/12/2023 11:45

    Edvin shkjau shqipfolës shet moralin nga BE. Kurse kokë e këmb është më Putinin.

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 06/12/2023 11:02

    Po more bandill kryeminister edvini ashtu eshte siç thua ti,por kryeministrat e atyre vendeve qe kane zbutur lumenjte nuk kane qene tipi yt,mafioz,vrases,grabites,pa moral dhe mik i salehut .....

    Përgjigju
    • Shurupi: 06/12/2023 11:57

      Moj ndërgjegje që na le pa fjalë! Ti e ke studiuar biografinë e udhëheqësve të Europës?! Studioje mirë se në curriculum vitaen e tyre do të gjesh nga ata që kanë bashkëpunuar me mafian nga ata që kanë pasur dorë në vrasjen e zhdukjen e qindra të pafajshëmve, nga ata që kanë vjedhur me zell pasuritë e vendit të tyre, nga ata që i kanë lënë njerëzit pa strehë pas fatkeqësive natyrore, nga ata që kanë nxjerrë përfitime në kohë pandemish, etj, etj. Këto cilësi i ka Salihi yt, pavarësisht se ti e përmend në fund si bashkëpunëtor, por ai është koka e të këqijave. Në kohën e tij u shkatërua gjithçka: Fabrika, uzina, pyje, lumenj, det e bregdet, ushtria dhe paratë e popullit. Në kohën e tij u vranë mijra njerëz në "luftën vëllavrasëse të 96-97-98, u hodh në erë një fshat e u vranë 28 vetë, edhe fëmijë, U furnizua me naftë tanku serb, u arrestuan luftëtarë U vranë demonstruesit në trotuar Ku bën vend Rama këtu?! Ai ka kusuret e veta por deri më tash akuzohet vetëm nga Saliu yt!????

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?