Fermeri në Novoselë dikur zotëronte 11 dynym tokë. Sot atij i kanë mbetur vetëm 7. Toka e fshatit të tij po gërryhet çdo vit e më tepër për shkak të erozionit të shkaktuar nga lumi Vjosë.
“Këtu lumi sa vjen dhe i mori të gjitha këto. Unë nga 11 dynym që kisha tek plepat më kanë ngelyr 7. Janë matanë ato. Çdo dimër han nga 10-15 metra”, tha një fermer.
Të shqetësuar, fermerët vlonjatë kërkojnë ndërhyrje nga shteti pasi prurjet e mëdha të lumit po ju zhdukin pronat. Si zgjidhje të situatës ata shohin argjinaturat dhe barrierat mbrojtëse.
“U bënë gati që çdo vit ka marrë nga 4 metra. Po nuk u vu dorë lumi do marrë.
Gjendja këtu është katastrofale. Tokat i kanë me pronësi. Paguajnë dhe taksat.
Ka 2-3 vjet që ha në mënyrë të jashtëzakonshme. Fermerët po ngelin pa tokë”, thanë fermerët.
Ky fenomen i cili ka nisur prej kohësh, ka avancuar më tepër 10 vitet e fundit. Deri tani 50 fermerë janë dëmtuar nga eurozioni. Çdo vit ata kanë më pak tokë.