VKM-ja, ish-Ministria e Mjedisit
i kalon nën administrim Veliajt

VKM-ja, ish-Ministria e Mjedisit<br />i kalon nën administrim Veliajt
Me vendim të KM ish-godina e ministrisë së Mjedisit i kalon nën përgjegjësinë dhe administrimin e ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.“Kalimi në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë të mjediseve të ish-godinës së Ministrisë së Mjedisit, për mjedise pune, për zhvillimin normal të veprimtarisë të këtij institucioni”, thuhet në VKM.


Ahmetaj pas turizmit merr edhe pronat e Ministrisë së Mbrojtjes 
Me vendim qeverie ministrisë së Zhvillimit Ekonomik i është shtuar edhe një godinë e cila i është hequr ministrisë së Mbrojtjes. “Ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Zhvillimit Ekonomik, të pronës “Skuadrilja, Vendstrehit dhe të “Grup Depo Logjistike-Teknike, “Ish-ekonomi ndihmëse, NBU, “Ish-Bateri AKA, Radiodrita,”, thuhet në VKM.


VENDIM PËR KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË SË MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË TË MJEDISEVE TË ISH-GODINËS SË MINISTRISË SË MJEDISIT 
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pasuritë e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave 
 
VENDOSI: 
1. Kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë të mjediseve të ish-godinës së Ministrisë së Mjedisit, për mjedise pune, për zhvillimin normal të veprimtarisë administrative të këtij institucioni. 
 
2. Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë i ndalohet ta ndryshojë destinacionin e pronës, të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, t’a tjetërsojë atë apo t’ua japë në përdorim të tretëve. 
 
3. Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Punëve të Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
KRYEMINISTRI 
EDI RAMA
 
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI


VENDIM PËR NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT, NGA MINISTRIA E MBROJTJES TE MINISTRIA E ZHVILLIMIT EKONOMIK, TURIZMIT, TREGTISË DHE SIPËRMARRJES, TË PRONËS NR.1119, ME EMËRTIM “SKUADRILJA, VENDSTREHIM, (ISH-REGJIMENTIT 4020)”, ME VENDNDODHJE NË FUSHË-PREZË, RINAS, TIRANË DHE TË PRONAVE NR.1120, ME EMËRTIM “GRUP DEPO LOGJISTIKE-TEKNIKE, (ISH-REGJIMENTIT 4020)”, NR.1121, ME EMËRTIM “ISH-EKONOMI NDIHMËSE, NBU, (ISH-REGJIMENTIT 4020)”, NR.1122, ME EMËRTIM “ISH-BATERI AKA, RADIODRITA, (ISH-REGJIMENTIT 4020)”, ME VENDNDODHJE NË RINAS, TIRANË, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.515, DATË 18.7.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, QË I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË MBROJTJES”, TË NDRYSHUAR
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave 
 
V E N D O S I:
  
1. Ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, të pronës nr.1119, me emërtim “Skuadrilja, Vendstrehim, (ish-regjimentit 4020)”, me vendndodhje në Fushë-Prezë, Rinas, Tiranë, dhe të pronave nr.1120, me emërtim “Grup Depo Logjistike-Teknike, (ish-regjimentit 4020)”, nr.1121, me emërtim “Ish-ekonomi ndihmëse, NBU, (ish-regjimentit 4020)”, nr.1122, me emërtim “Ish-Bateri AKA, Radiodrita, (ish-regjimentit 4020)”, me vendndodhje në Rinas, Tiranë, sipas formularëve standard të inventarizimit të pronave, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij, për t’i përdorur për qëllime investimesh nga kompani të interesuara. 
 
2. Në listën e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që i bashkëlidhet vendimit nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes”, të ndryshuar, të hiqet prona nr.1119, me emërtim “Skuadrilja, Vendstrehim, (ish-regjimentit 4020)”, me vendndodhje në Fushë-Prezë, Rinas, Tiranë dhe pronat me nr.1120, me emërtim “Grup Depo Logjistike-Teknike, (ish-regjimentit 4020)”, nr.1121, me emërtim “Ish-ekonomi ndihmëse, NBU, (ish-regjimentit 4020)”, nr.1122, me emërtim “Ish-Bateri AKA, Radiodrita, (ish-regjimentit 4020)”, me vendndodhje në Rinas, Tiranë. 
 
3. Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pronave, të përcakuara në pikën 1, të këtij vendimi. 
 
4. Ngarkohen ministri i Mbrojtjes, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Agjencia e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave të Paluajtshme dhe kryeregjistruesi i Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi. 
 
     Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
KRYEMINISTRI
 
EDI  RAMA
 
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare