VKM për energjinë, ja si gënjen 
zv/kryeministrja Ledina Mandija

VKM për energjinë, ja si gënjen <br />zv/kryeministrja Ledina Mandija
Zv/kryeministrja Ledina Mandija, në përpjekje për të mohuar bllokimin që ministrat “teknikë” po i bëjnë vendimit të Këshillit të Ministrave që autorizon Korporatën Elektroenergjitike të kryejë import energjie për të tejkaluar krizën me thatësirën dhe mungesën e zgjatur të reshjeve, është kapur në gënjeshtër të shumëfishtë.

Në përgjigjen e saj, Mandija thotë se “për VKM në fjalë nuk ishte marrë mendimi paraprak i detyruar nga Ministri i Drejtësisë referuar nenit 24 të ligjit 9000/2003 dhe mendimi paraprak i Ministrit të Financave për shkak të prekjes së shumës së huasë së dhënë nga Banka Botërore”.

E vërteta është se Ministria e Energjisë dhe Industrisë, ka marrë mendimet paraprake të këtyre dy ministrive që në datën 19 Maj. Këtë e konfirmojnë shkresat që shikoni bashkëlidhur të firmosura nga Ministrat Arben Ahmetaj dhe Petrit Vasili. 

ahmetaj

vasili
(Shkresat e ministrave Ahmetaj e Vasili për importin e energjisë)

Procedura për VKM është krejtësisht transparente dhe në përputhje me teknikën legjislative, çka thuhet shprehimisht edhe në mendimin e dhënë me shkrim nga Ministria e Drejtësisë, përkundër sa pretendon zv/kryeministrja Mandija.

Bashkë me VKM, në sistemin e e-akteve është hedhur relacioni i plotë i kësaj VKM-je. Relacioni që gjithashtu keni bashkëlidhur është prej 5 faqesh dhe ka të argumentuar arsyet përse po iniciohet vendimi dhe situatën emergjente të shkaktuar nga mungesa e reshjeve.

Mandija shkon më tej kur thotë se OSHEE duhet të tenderonte energji për muajin Maj. Në fakt, OSHEE ka tenderuar blerjen nga importi në Maj në masën 173 269 MWh. Importi është ndaluar sapo në OSHEE ka ardhur administratori teknik Haki Mustafa dhe përgjatë gjithë muajit Qershor deri në 3 ditët e fundit.

Mandija pretendon se “KESH eksportonte energji në muajin Qershor duke konsumuar edhe më shumë rezervat”. E vërteta është krejt ndryshe për shkak të padijes së zv.kryeministres. KESH ka në detyrën e vet funksionale operacionet e shitblerjes së energjisë për qëllime optimizimi dhe përfitimi ekonomik të korporatës. Optimizimi nuk është eksport dhe as nuk ka lidhje me nivelin dhe rezervën energjitike të Kaskadës.

Rrjedhimisht, gjatë muajit Qershor, KESH ka blerje energji në orët e natës kur çmimi është i lirë dhe e ka shitur të njëjtën sasi energjie në orët e ditës kur çmimi është më i lartë. Ky lloj operacioni, i cili nuk ka lidhje fare me nivelin e ujit në Kaskadë, pasi e njëjta sasi energjie që blihet natën shitet të nesërmen ditën, ka sjellë në total 261 mijë euro të ardhura për arkën e KESH-it dhe shtetin shqiptar.

Zv/Kryeministrja nuk jep asnjë argument se përse ajo dhe ministrat teknikë nuk e firmosin vendimin e Këshillit të Ministrave që do të lehtësonte menaxhimin e situatës së krizës me mungesë reshjesh dhe thatësira. Një qëndrim i cili përkthehet në kosto financiare të rënduar për shtetin dhe taksapaguesit shqiptarë.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS