Qeveria ka vendosur që të jap shpërblim për fundvit për disa kategori: mësuesit dhe mjekët e dalluar, fëmijët e policëve të rënë në detyrë dhe veteranët (300 persona për çdo kategori). Fondi për këtë kap vlerën e 1.8 milion dollarë.
Gjithashtu në mbledhjen e qeverisë është vendosur që ato familje që janë strehuar në ish-Ndërmarrjen Shtetërore në rrugën “Siri Kodra” në kryeqytet dhe do të shpërngulen prej aty do të kenë mundësi të trajtohen me kredi të lehtësuar me interes 0 %.
Kjo është përcaktuar gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar këtë të mërkurë. Familjet e përcaktuara duhet të paraqesin pranë Entit Kombëtar të Banesave, certifikatë të gjendjes familjare, vërtetim negativ nga ZVRPP-ja se në emër të anëtarëve të familjes nuk figuron pronë e regjistruar.
Po ashtu qeveria ka miratuar afatet dhe skemën e shpërndarjes së fondeve të dëmshpërblimitpër ish-të dënuarit politikë të regjimit komunist.
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe ministri i Financave, përpara mbylljes së vitit buxhetor, vlerësojnë procesin e realizimit të fondeve për të gjitha kategoritë dhe vendosin rialokimin e fondeve me urdhër të përbashkët.
Ekzekutivi ka marrë vendim edhe për krijimin e arkivit shtetëror të sistemit gjygjësor pranë Ministrisë së Drejtësisë. Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor ka për mision ruajtjen, përpunimin dhe administrimin e dokumentacionit gjyqësor, i cili i nënshtrohet procedurës së arkivimit nga gjykatat.
Po ashtu kujdeset për menaxhimin e arkivave të gjykatave nëpërmjet aplikimit të teknikave të unifikuara për krijimin, përdorimin, mirëmbajtjen, ruajtjen, transferimin dhe asgjësimin e dosjeve, regjistrave dhe dokumenteve të tjera gjyqësore si dhe sigurimin e aksesit për të interesuarit.
Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor ka të drejtë të kërkojë dhe të verifikojë, nga kancelarët e gjykatave, zbatimin e njësuar të shërbimit arkivor gjyqësor si dhe çdo informacion, të cilin e konsideron të nevojshëm për ushtrimin e funksioneve të ngarkuara.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
Ja kush do t'i gëzohet shpërblimit">