Presidenti rus Vladimir Putin është i vendosur të shkatërrojë Ukrainën, por nuk ka rrezik të madh për një pushtim të eventual, tha të premten një zyrtar i lartë ukrainas i sigurisë. Duke folur për agjencinë AFP, Oleksiy Danilov, sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes, tha se bisedat për pushtimin e Moskës mund të destabilizojnë Ukrainën.
“Putini dëshiron të shkatërrojë vendin tonë. A do t’ia dalë? Jo, nuk do t’ia dalë”, tha Danillov.
“Qytetarët tanë do të mbrojnë vendin tonë,” tha ai, duke shtuar se ushtria dhe civilët do të formojnë një lëvizje të gjerë kombëtare “rezistence” nëse Rusia sulmon.
“Ne do të mbrojmë vendin tonë. Kaq”, tha Danillov.
Tensionet janë ngritur që nga mesi i nëntorit kur Uashingtoni dha alarmin për një grumbullim masiv të trupave ruse në kufirin e Ukrainës dhe akuzoi presidentin rus Vladimir Putin për komplotimin e një pushtimi.
Por Danilov, 59 vjeç, minimizoi rrezikun e një përshkallëzimi të madh ushtarak, duke thënë se zyrtarët ukrainas nuk kanë parë ndonjë rrezik kritik.
Sipas vlerësimeve të Kievit, numri i trupave ruse përgjatë kufijve të Ukrainës është rritur nga rreth 93 mijë trupa në tetor në 104 mijë tani.
“Ne nuk mendojmë se kjo është një rritje e madhe,” tha Danilov.
Ndihmësi për sigurinë i Presidentit Volodymyr Zelensky theksoi se autoritetet nuk donin t’i “frikësonin njerëzit” me bisedat e luftës pasi kjo “do të destabilizonte situatën brenda vendit”.
Udhëheqësi rus, Vladimir Putin, për vite me radhë ka vënë në pikëpyetje legjitimitetin e kufijve të Ukrainës dhe këmbëngul se rusët dhe ukrainasit janë “një popull”./REL
K.T./G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.2%
-
Jo
44.4%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 2293
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shtatë-ditëshi i parë i ‘Trump 2’/ Eksperti Krisafi: Jep përshtypjen se në 1 javë ka bërë më shumë se Biden në 4 vite! S'ka asnjë ide si mund t’i japë fund luftës në Ukrainë
27 Janar, 20:02
-
BE zgjat edhe për 6 muaj të tjerë sanksionet ndaj Rusisë
27 Janar, 14:38
-
27 Janari/ Të mbijetuarit e Aushvicit kthehen në kamp për 80-vjetorin e çlirimit! Udhëheqësit evropianë shqetësim për rritjen e partive të ekstremit të djathtë
27 Janar, 08:46
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Fokusi i Presidentit Trump në Groenlandë për shkak të militarizimit të rajonit nga Rusia
24 Janar, 22:05
-
Putin: I gatshëm për dialog, Zelensky të revokojë vendimin për ndalimin e negociatave me Moskën
24 Janar, 16:55
-
Putin: Trump, lider inteligjent! I hapur për bashkëpunim me të për Ukrainën! Iu vodh fitorja në vitin 2020, nëse do rizgjidhej s’do kishte luftë
24 Janar, 16:54
-
Lufta/ Sulme ajrore ruse në Kiev, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur, 121 dronë ukrainas u rrëzuan nga Moska
24 Janar, 08:37
-
Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth luftës së Moskës në Ukrainë
23 Janar, 21:01
-
Analiza/ Ja pse Trump mund ta godasë Putinin më fort se Biden
23 Janar, 17:51
-
Trump paralajmëroi Rusinë për sanksione të reja nëse nuk arrihet marrëveshja për fundin e luftës në Ukrainë, Kremlini: Mbetemi të gatshëm për dialog
23 Janar, 14:32
-
Mark Rutte: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të sillte pasoja të mëdha për NATO-n
23 Janar, 12:07