RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin, i ka bërë thirrje Kievit për nisjen e bisedimeve substanciale mbi degradimin e krizës në Ukrainën lindore. Sipas Putin është iluzion të pretendosh që rebelët në Donetsk duhet të rrinë duarkryq ndërsa shohin se si u shkatërrohen shtëpitë. Ndërsa shprehet se është ende e pa mundur të thuhet kur do të mbarojë konflikti.
“Ne kemi rënë dakord mbi një plan, ndaj dhe realizimi i tij duhet të vazhdojë”- deklaroi Putin për mediat, ndërsa shtoi dhe se qeveria ukrainase “duhet të nisë menjëherë bisedimet substanciale (jo bisedime teknike) për organizimin politik të shoqërisë dhe të shtetit në juglindje të Ukrainës, në këtë formë mbrohen interesat e popullsisë që jeton atje”.
Putin deklaroi se, ndërkohë që zgjidhja e krizës në Donetsk varet më së shumti nga Kievi, është e pamundur të thuhet se kur mund të përfundojë. Këtë deklaratë Putin e justifikoi me teorinë e tij mbi zgjedhjet elektorale në Ukrainë.
“Të gjithë pjesëmarrësit në garën elektorale do të duan të tregojnë se sa janë “të jashtëzakonshëm”. Të gjithë do të duan të tregojnë se janë burra dhe gra të fortë, dhe ndërsa gara politike do të ashpërsohet është e vështirë të presësh që dikush do të kërkojë një zgjidhje paqësore të konfliktit dhe jo atë ushtarake.”- deklaroi Vladimir Putin.
Nga ana tjetër, për presidentin rus, është thjesht iluzion të pretendosh që rebelët në Donetsk të ulen këmbëkryq dhe të presin që bisedimet e premtuara të nisin, sidomos kur shohin “qytetet e tyre në juglindje të Ukrainës që rrafshohen nga zjarri direkt”.
Gjithashtu Putin dha dhe komentin e tij mbi masat e reja kundër Rusisë nga ana e vendeve perëndimore: “Cilat janë të ashtuquajturat vlera europiane? Të mbështetësh një grusht shteti të armatosur, të shtypësh kundërshtarët me forca të armatosura, pra këto janë “vlera europiane”? Unë besoj se kolegët tanë duhet të kujtohen për idealet e tyre.”
Redaksia Online
(e.n/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com