Vlahutin: Keni humbur shumë
kohë, bëjeni reformën në drejtësi

Vlahutin: Keni humbur shumë<br />kohë, bëjeni reformën në drejtësi
“Keni humbur shumë kohë, por nuk do ta bëjmë reformën për ju”.

Vijojnë tonet kritike të diplomatëve të angazhuar për miratimin e reformës në drejtësi.

Deklarata vjen nga ambasadorja BE-së Vlahutin e cila së bashku me Donald Lu, kanë luajtur shpesh herë negociatorin mes politikanëve shqiptarë për këtë reformë.
 
 “Shpresoj që reforma të miratohet sa më shpejt. Kjo është një mundësi që të marrë rekomandimin për hapjen e negociatave. Fatkeqësisht vendi juaj ka humbur shumë mundësi, shumë shanse për ndërtimin e shtetit, modernizimin dhe kjo nuk ka qenë zgjedhja juaj, por ama në këtë moment, kjo punë duhet vazhduar, dhe kjo është zgjedhja juaj. Nuk do të heqim dorë, nuk do të lodhemi dhe nuk të humbasim durimin. Keni mbështetje të plotë, por nuk do ta bëjmë ne atë që duhet ta bëni ju”, u shpreh ambasadorja e BE.
 
Ndërkohë, Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka thënë se një nga reformat më të rëndësishme që do t’i japë vendit një shtysë drejt integrimit është miratimi i reformës në drejtësi, që siç tha Gjosha, do të miratohet shumë shpejt.
 
Reforma në drejtësi do ti hapë rrugë integrimit dhe besimit tek sistemi i drejtësisë. Jemi shumë pranë çeljes ë negociatave si dhe shumë pranë miratimit të reformës në drejtësi. Reforma në drejtësi do të kalojë shumë shpejt. Reforma kërkon maturinë e politikës”, tha Gjosha.
 
Vlahutin nga ana tjetër i ka konsideruar të rinjtë shqiptarë si një forcë e madhe, ndërkohë që iu ka bërë thirrje atyre që të përfshihen në vendimmarrje në mënyrë që e ardhmja e tyre të bëhet më e mirë.
 
Po ashtu, ajo ka shtuar se integrimi i vendit është një mundësi e mirë për përmirësimin e jetës, por ajo theksoi se dialogu mbetet çelësi i suksesit për çdo proces.
 
Një çështje e rëndësishme është dialogu. Këtu ka mungesë dialogu, por cilësia e dilogut nuk është të thuash atë që mendon por të kuptosh atë që të tjerët mendojnë ndryshe. Edhe pse duhet të dialogojnë me njerëz me pikëpamje të ndryshme, dialogu është i rëndësishëm. Dialogu i’u bën të përfshiheni në vendimmarrje
Ju jeni e ardhmja dhe çdo gjë varet nga ajo që do të bëni ju. Fuqia tjetër që keni ju, janë prindërit. Çdo vendim që merrni duhet ta diskutoni me prindërit. Keni më shumë pushtet sesa mendoni. Integrimi për përmirësimin e jetës”,
tha Vlahutin.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja