Vlahutin: Puna në shtet s'është
përjetë, të ndryshohet mendësia

Vlahutin: Puna në shtet s'është<br />përjetë, të ndryshohet mendësia
Ambasadorja e BE në vendin tonë, Romana Vlahutin e ka thënë theksin te reforma në administratën publike. 

Gjatë konferencës “Dialogu i nivelit të lartë mbi progresin e reformës në Shërbimin Civil dhe mbeshtetjen e BE” organizuar nga ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, Vlahutin u shpreh se punësimi në administatë nuk është i përjetshëm dhe se në këtë kontekst duhet të ndryshohet mendësia. 

Vlahutin e cilësoi reformën në administratë edhe si një nga kushtet e BE për çeljen e negociatave.

"Reforma e administratës publike është nga më të vështirat. Puna në administratë mendohet për gjithë jetën, por duhet të ndryshohet kjo mendësi. Reforma në drejtësi, në administratë, në arsim, janë kyçe për integrimin.

Nënpunësi Civil duhet të jetë vetëm në shërbim të qytetarëve, duhen ndryshuar jo vetëm rregullat por edhe mendësia, një vend nuk mund të zhvillohet pa një administratë të aftë.

BE jep 32 mln euro suport për këtë reformë. Në muajt e fundit ka patur përmirësim dhe arritje.

Qeveria e ardhshme të punojë fort në këtë drejtim në mënyrë që administrata të jetë gati kur të nisin negociatat për anëtarësim.


Më vjen mirë që në këto vite kam parë zhvillim. Dhe Reforma në administratë do të jetë edhe një tregues për Shqipërinë, por duhet bashkëpunim edhe nga qytetarët”, u shpreh Vlahutin.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali