Vlahutin i kërkoi vendin tonë të zbatojë reformat e nisura, si dhe të bëjë më të sigurt jetën e qytetarëve. Ajo deklaroi se Shqipëria ka punuar shumë për reformën në drejtësi
“Është i nevojshëm dialogu konstruktiv në të gjithë spektrin politik. Qeveria t’i hapë mundësi opozitës dhe kjo e fundit të angazhohet në mënyrë konstruktive. Shpejtësia e anëtarësimit të gjashtë vendeve do të varet nga progresi i gjithsecilit. Shqipëria ka një mundësi reale për të hapur negociatat.
Sa më shumë reforma të zbatoni, aq më shpejt do të arrini. Reforma në Drejtësi është një punë e bërë përpara. Kështu ju mund të arrini vendet që tashmë i kanë hapur negociatat. Qeveria dhe opozita të punojnë deri në pranverë me konstruktivitet. Reforma në drejtësi ka nisur të zbatohet, kemi parë disa largime nga gjyqësore.
Reformat nuk reshtin dhe pasi të bëheni pjesë e BE. Pak durim, është edhe kjo një aftësi në vetvete, që duhet injektuar në proces. Do duhet kohë edhe për Shqipërinë të integrohet. Qytetarët janë ata që do të japin mendimin nëse ka funksionuar reforma në drejtësi. Kjo reformë ka marrë parasysh të gjitha pengesat”, tha Mogherini.
Ngritja e KLGJ-KLP, Vlahutin: Po monitorojmë
"Ne e kemi parë dhe ndjekur këtë cështje. ONM ka funksione të ndryshme sa i përket zgjedhjes së anëtarëve. Është cështje interpretimi, interpretimi i Parlamentit që ka të njëjtën peshë në lidhje me listën. Fatkeqësi është se nuk u bë përpjekje nga partitë politike duke gjetur zgjidhje te merita.
Sistemi është i hartuar në formën, që cdo zgjedhje që bëhet mund të kalojë në komision ose në short. Në fund u vendos për short. Ne do të jemi shumë të vëmendshëm, sa më shumë ecën Shqipëria drejt BE, aq më shumë monitorim do të ketë për gjithçka. Celja e negociatave është në saje të një pune shumë të madhe, sidomos për qeverinë".
Deklarata e ambasadores Vlahutin erdhi pas prezantimit të Strategjisë së Zgjerimit të BE drejt Ballkanit nga komisioneri Johannes Hahn dhe shefja e politikës së jashtme, Federica Mogherini. Kjo e fundit përmendi dhe Shqipërinë, duke vlerësuar se vendi ynë dhe Mali i Zi kanë zbatuar 100% politikat e jashtme të caktuara nga BE. Sipas saj, e ardhmja e përbashkët është prioriteti me të cilin po punon BE, duke shtuar se nuk ka ende një datë të saktë për negociatat.
d.c./shqiptarja.com