Vlahutin: Vettingu brenda dy jave
SPAK nis punë në fund të vitit

Vlahutin: Vettingu brenda dy jave<br />SPAK nis punë në fund të vitit
Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin është shprehur sot se Vettingu do nisë nga zbatimi brenda dy jave. 

Duke e cilësuar reformën në drejtësi si reformë komplekse, por më të rëndësishmen, Vlahutin tha se deri në fund të vitit do nisë punën Prokuroria e Posaçme ose siç njihet ndryshe SPAK-u.  
 
"Reformat do të sjellin një cilësi jete për popullin shqiptar në rrugën drejt BE.  
 
Në fakt e kam thënë këtë gjë shumë herë në të kaluarën, unë vij nga një vend që e ka kaluar procesin e afrimit, procesi i shndërrimit ndodh gjatë gjithë asaj rruge, pra gjatë gjithë rrugëtimit.
 
Shqipëria po përjeton një moment shumë të mirë. Reforma në drejtësi, e cila është reforma më impenjiative dhe më komplekse, është gati për t’u zbatuar me procesin e Vettingut brenda dy jave ku do të ngrihet Prokuroria Speciale deri në fund të vitit",
u shpreh Vlahutin.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave