TIRANE - Një dritë po shndrit mëngjeset tona të etura për ngrohtësinë dhe shpresën e drejtësisë dhe zhvillimit tonë në Epokën e Re. Është projekti i Shqipërisë së Re që po troket derë më derë. Po kalon dorë më dorë e zemër më zemër, për të bërë të mundur jo vetëm transformimin tonë epokal, por mirëfilli për të bërë të mundur marrjen e një vendimi të fortë e të prerë. Boll më me tranzicionin sfilitës, zhytur në padrejtësi dhe në korrupsion, në varfëri dhe papunësi!

Tani po vjen Epoka e Re! Epoka e Shqipërisë së Re. Shqipërisë dhe Shqiptarëve që zhvillohen në Drejtësi. Shqipërisë dhe Shqiptarëve që zhvillohen në ndershmëri. Shqipërisë dhe shqiptarëve që i besojnë mbrojtjes të së vërtetës. Shqipërisë dhe shqiptarëve që i besojnë forcimit dhe kultivimit të të vërtetës dhe përhapjes së saj si e vetmja mënyre dhe zgjidhje për të sjellë drejtësinë në këtë vend.

Është epoka e Shqipërisë së Re, Shqipërisë dhe shqiptarëve që i besojnë ndërtimit të mirëqenies së tyre nëpërmjet punës së ndershme, të vazhdueshme dhe korrekte. Po vjen koha e Shqipërisë së Re, Shqipërisë dhe shqiptarëve që besojnë në Barazi përpara Ligjit. Është koha e Shqipërisë së Re, e Shqipërise dhe shqiptarëve që besojnë te shteti ligjor dhe te verifikueshmëria e transparenca e shtetit dhe administratës publike përballë popullit të vet. Është koha e Shqipërisë së Re, ku çdonjeri prej nesh ka dinjitet, ka personalitet dhe identitet të pacenueshëm.

Po vjen koha e Shqipërisë së Re, koha kur besimi në Zot është vlerë dhe burim frymëzimi për mirësi, për Drejtësi dhe Zhvillim. Po vjen koha e Shqipërisë së Re, koha kur secili ka garancitë e ekzistencës së vet nga shteti dhe shoqëria. Për secilin prej shqiptarëve në Shqipërinë e Re, pa asnjë diskriminim a dallim, duhet garancia e një pune, banese, garantimi i arsimimit dhe edukimit profesional. Për çdo shqiptar në Shqipërinë e Re, duhet garantuar drejtësi dhe zhvillim në mundësi dhe shanse të barabarta.

Kjo është Shqipëria e Re që ne po sjellim derë më derë, dorë më dorë, mendje në mendje dhe në çdo zemër shqiptari! Vota për PLSHR, është votë për Epokën e Re, është votë për Shqipërinë e Re.
 
* Kryetar i PLSHR, kandidat për deputet, qarku Tiranë

Redaksia Online
(b.y.shqiptarja.com)