Partia Lëvizja Shqipëria e Re zhvilloi të enjten takimin e përjavshëm me kandidatët për deputetë të qarkut të Tiranës dhe dhjetra simpatizantë të PLSHR-së. Kryetari I PLSHR-së Edmond Vlashaj u fokusua tek fushata zgjedhore e kësaj partie duke u shprehur se “Projekti i Shqipërisë së Re, do të jetë fitues në këto zgjedhje sepse kemi një ekip të ri, unik, kompakt, energjik dhe dinamik si dhe të pakrahasueshëm për nga vlerat që mbart.
Do të jetë fitues ky projekt sepse kauza jonë për "Drejtësi dhe Zhvillim" është kauza që i intereson çdo shqiptari dhe çdo familjeje shqiptare”. Sipas tij takimi I përjavshëm I kandidatëve të PLSHR-së ka evidentuar edhe një herë nevojën për të ndërtuar një qasje të re në Shqipëri. “Shqipëria e Re, ka nevoje për një kulturë dhe edukim të ri kombëtar bazuar mbi ndershmërinë, mbi korrektësinë dhe disiplinën, mbi përgjegjshmërinë dhe drejtësinë.
Shqipëria e Re ka nevoje për pika të reja referimi si dhe për seriozitet maksimal në forcimin, kultivimin dhe promovimin e pikave ekzistuese të referimit. Shteti fillon të ndërtohet jo nga Këshilli i Ministrave, por nga caku më nistor i ofrimit të shërbimeve të dobishme për qytetarët e vet. Pra nga komuniteti nga lagja e qytetit, apo fshati”, tha më tej Vlashaj.
Ai dhe kandidatët e tjerë floën rreth 12 synimeve që PLSHR ka për qytetarët. Duke folur për këto synime Vlashaj tha: “Na duhen Qendrat Komunitare për të bërë të mundur përqendrimin e të gjitha shërbimeve publike në një qendër të vetme, si psh: shkolla, çerdhja, kopshti, qendra shëndetësore, këshillimorja e grave, posta, zyra e kryetarit te fshatit. Kjo zgjidhje do të kursente shumë financa, por ndërkohe do të krijonte kohezionin social dhe krijimin e qendrës Komunitare si pikë referimi për komunitetin, gjë e cila do të bënte të mundur trajtimin më me përgjegjshmëri të shqetësimeve Komunitare, si dhe të konflikteve të ndryshme mes pjesëtareve te komunitetit, apo konflikteve në familje.
Mbështetja e qendrave Komunitare fetare është një kontribut i jashtëzakonshëm në edukimin e pjesëtareve të komunitetit në drejtësi, kundër veseve, kundër dhunës, dhe kundër kriminalizimit të shoqërisë”. Kreu I PLSHR-së theksoi se Shqipëria e Re është projekti që prodhon sisteme funksionale praktike me pika referimi në vlerat më të mira njerëzore dhe shpirtërore.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com