Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët do t’i nënshtrohen vlerësimit të aftësive profesionale, menjëherë pas hyrjes në fuqi projektligjit për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas draftit, periudha e vlerësimit për aftësitë profesionale do të jetë 3 vitet e fundit të ushtrimit të detyrës.

Në rast se subjekti i rivlerësimit ka më pak se 3 vite në detyrë, periudha vlerësimit do të konsiderohet e gjithë koha gjatë ushtrimit të detyrës. Vlerësimi i aftësive profesionale mund të shtrihet nga 1 janar 2006 e në vazhdim, në rast se informacioni për etikën dhe aftësitë profesionale të subjektit të rivlerësimit parashtrohet sipas nenit 46 të këtij ligji.