Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka bërë të ditur se duke nisur nga muaji i ardhshëm, një shoqëri konsulence do të asistojë Bankën e Shqipërisë me qëllim ofrimin e vlerësimit të qeverisjes korporatave të bankave lokale. “BERZH synon të angazhojë një firmë me njohuri të provueshme të hollësishme të kuadrit të BE-së që rregullon qeverisjen korporative të bankave dhe të praktikave mbikëqyrëse të BE-së”, bën të ditur banka në një deklaratë për shtyp. Afati i fundit i aplikimit është data 1 shkurt dhe kompania që do të zdhidhet fituese do të asistojë BSH-në për 18 muaj, që nga shkurti i këtij viti.