Vlera monetare e legjionarëve,
kryeson Hysaj dhe Strakosha

Vlera monetare e legjionarëve,<br />kryeson Hysaj dhe Strakosha<br>
Observatori i Futbollit (CIES) ka publikuar vlerësimet e reja futbollistët në kampionatet kryesore europiane. Sa i përket listës së legjionarëve të Kombëtares, vlerat e tyre nuk kanë shumë ndryshime nga muaji paraardhës. Kështu, futbollisti më i kushtueshëm është Elseid Hysaj. Mbrojtësi i Napolit kushton 68 milionë euro, ndërsa më parë kushtonte 67.2 milionë euro.

Nga ana tjetër, një rritje e ka pësuar edhe Thomas Strakosha, i cili vlen 29.8 milionë euro falë paraqitjeve në nivelin e duhur këtë muaj, ndërsa më parë vlerësohej me 28.9 milionë euro. Futbollisti i tretë më i kushtueshëm i Shqipërisë, është gardiani i Kombëtares, Etrit Berisha.
logo

Ky i fundit ka pësuar një ulje të vlerësimit, ndryshe nga dy të parët pasi vlerësohet me 11.5 milionë euro, ndërsa më parë shifra ishte në 12.2 milionë euro. Futbollistët e tjerë të Kombëtares vazhdojnë në kufirin e ulët të vlerësimit që nuk e kalon 3.4 milionë euro, shifër kjo e mbajtur nga Armando Sadiku. Gjithashtu, në këtë listë është i përfshirë edhe talenti i Volfsburgut, Rexhbecaj, i cili kushton 2.7 milionë euro.

e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Bardhi hodhi drejt Spiropalit këmbën e karriges, Braçe: Kështu ulërinin dhe më 21 janar, ‘bjerini’! Këta kanë vrarë njerëz, pse nuk vepron SPAK?

Bardhi hodhi drejt Spiropalit këmbën e karriges, Braçe: Kështu ulërinin dhe më 21 janar, ‘bjerini’! Këta kanë vrarë njerëz, pse nuk vepron SPAK?