Vasili: Kryeministri po vjedh mbi 30 milionë euro nga 'Unaza e Re', Rama: Shpjegojani 'ingjinjerave' të PD dhe LSI sesi përcaktohen vlerat për km

Vasili: Kryeministri po vjedh mbi 30 milionë euro nga 'Unaza e Re', Rama: Shpjegojani 'ingjinjerave' të PD dhe LSI sesi përcaktohen vlerat për km

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së dhe Kryeministri Edi Rama

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili u shpreh këtë të mërkurë në një konferencë për mediat se qeveria përmes projekteve të ndërmarra në infrastrukturën rrugore të vendit nuk po bën asgjë tjetër përveçse po vjedh qytetarët. Vasili deklaroi se për projektin e "Unazës së Re", qeveria do të shpenzojë 40 milionë euro për 2.3 km rrugë. Duke marrë shembullin e aksit Fier-Vlorë dhe Bypass-in e Rrogozhinës, aksin Levan-Tepelenë e Bypass-in e Fierit, Vasili theksoi se për projektin e "Unazës së Re" rezulton se qeveria ka vjedhur mbi 30 milionë euro. 

Megjithatë të kthehemi se ç’po ndodh tek "Unaza e Re". Edhe njëherë po ju kujtoj se 40 milionë euro do të shpenzohen për 2,3 km rrugë. Tani që të kuptojnë qytetarët se sa e madhe është hajdutëria dhe grabitja po iu jap vetëm disa shembuj.  Qytetarët shqiptarë  dinë dhe njohin shumë mirë aksin Fier-Vlorë, një rrugë tërësisht e re me 4 korsi. Një rrugë që kanë kaluar të gjithë dhe e njohin çfarë niveli dhe standardi ka. Sa ka kushtuar të nderuar qytetarë? Janë 24 km rrugë me një financim prej 50 milionë euro, i cili pas tenderimit ishte dhe më i ulët se kaq. Me fonde të Bashkimit Europian, me garë të hapur ndërkombëtare, pra do të thotë më pas se 2 milionë euro, rrugë e re me 4 korsi, që lidhi Fierin dhe Vlorën.

Ndërkohë që rruga në "Unazën e Re" bën 19 milionë euro. Të gjithë qytetarët kanë kaluar shumë herë në Bypass-in e Rrogozhinës, që lidh Rrogozhinën me rrugën për të shkuar drejt Elbasanit, një pikë nyjë shumë e rëndësishme. Dhe sa ka kushtuar? Prapë do ja lëmë qytetarëve ta gjykojnë. Janë shpenzuar 5,7 milionë euro për 4,3 km rrugë, me dy korsi, me gjerësi totale 10,5, me rreth rrotullime, me ura. Pra as 1,5 milionë euro kushton kjo rrugë, tërësisht e re dhe nyje shumë e rëndësishme. Ndërkohë që të Unaza e Re bën përsëri 19 milionë euro, 7-8 herë më shumë. Kemi akse të tjera. Aksi Levan-Tepelenë, një aks i cili lidh portën e daljes së jugut. Mesatarja për kilometër, në një zonë shkëmbore shumë të rëndë, me vepra dhe ura, që të gjithë e kanë parë se çfarë terreni, mesatarja 1,7 milionë, kurse tek Unaza e Re 19 milionë.

Sa ishin kostot e Bypass-it të Fierit? Ju shpjegova dje edhe sa ishin kostot e Bypass-it të Vlorës. Të gjitha të hapura në gara kombëtare që prodhuan çmime 7 herë më të ulëta. Pra, thënë më thjesht kjo rruga e cila do të kushtonte jo më shumë se 5 apo 6 milionë euro, kushton plot 40 milionë euro. Mbi 30 e ca milionë euro të grabitura, të cilat Kryeministri së pari duhet të përgjigjet përpara drejtësisë, do përgjigjet bashkë me aradhen e njerëzve të tij, të cilët organizuan këtë mega vjedhje.

Petrit Vasili, Kreu i grupit parlamentar të LSI-së 

Kryeministri Edi Rama nuk ka vonuar të reagojë mbi akuzat e opozitës. Përmes një postimi në rrjetin social  "Twitter", Rama ka cilësuar se vlerat për kilometër variojnë sipas përmbajtjes së projektit dhe se çmimet dalin nga një manual standard.

Dikush duhet t'u shpjegojë ingjinjerave të PD-së dhe LSI-së plot me kadrinj se kilometrat e rrugëve nuk janë si metrat e teritalit që blinin në MAPO dikur për pantallonat e tyre! Vlerat për km variojnë sipas përmbajtjes së projektit e  çmimet dalin denbabaden nga një manual standard. 

Edi Rama, kryeministër

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redu: 21/11/2018 19:18

    Hera pare qe lexoj nje akuze direkte dhe analitike kunder kryeministrit me fakte dhe paralelizma veprash publike te kryera . Kjo eshte forma me e mire e opozitarizmit dhe jo babalet dhe madhtrimet e Saluanjit , Alibejes dhe Bardhit por dhe Monikes suaj

    Përgjigju
  • Irma: 21/11/2018 13:59

    He pra kape kryeministrin me fatte dhe jo me shpifje babalesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu