Paraqitjet e Marash Kumbullës me Veronën nuk kanë kaluar pa rënë në sy të ekipeve elitë në Itali dhe së fundmi raportohet se ata veçse po shtohen. Sipas ‘calciomercato’ për qendërmbrojtësin së fundmi është e interesuar Lazio, e cila ka edhe një përparësi që quhet Igli Tare.

Pak ditë më parë agjenti i futbollistit mohoi kategorikisht mundësinë e largimit në merkaton e janarit, ndërsa la të kuptohet se për Kumbullën ka shumë skuadra të interesuara, të cilat mund ta bëjnë të tyren në merkaton e verës.

Një avantazh për Lazio-n është edhe marrëdhënia e mirë që ka me Verona-n, këtë e dëshmon edhe mbyllja e marrëveshjes për Caseres. Sa i takon kartonit të Kumbullës ai vlerësohet 15-20 mln euro, një shifër që mbetet e lartë për Lazio-n dhe që mund të shtohet në rast se Kumbulla vijon më këto ritme.

Për futbollistin e kombëtares shqiptare interes më parë ka shfaqur edhe Juventusi.