Vllaznia bën surprizën, fiton 2 
me 1 në kryeqytet ndaj Tiranës

Vllaznia bën surprizën, fiton 2 <br />me 1 në kryeqytet ndaj Tiranës
Vllaznia fiton derbin e Shqipërisë duke mposhtur 2-1 Tiranën në “Selman Stërmasi”.
 
Kampionati u rikthye me një ndeshje emocionuese që konfirmon shkodranët ndërsa Tirana zhytet edhe më shumë.
 
Pjesa e parë mbyllet pa gola ndërsa në të dytën skuadra e Cungut kalon shpejt në avantazh.
 
Akuah prek një top me dorë në zonë dhe për gjyqtarin është penallti. Nga njëmbëdhjetë metrat gjuan Olsi Gocaj që mposht Ilion Likën dhe i jep avantazhin skuadrës së Armando Cungut.
 
Bardheblutë kërkojnë me ngulm barazimin dhe e arrijnë në minutën e 78-të me Sise që brenda zonës nuk fal duke mposhtur portierin mik.
 
Barazpesha zgjat vetëm 4 minuta pasi në minutën e 82-të Vllaznia shënon sërish. Pas një goditje këndi Gurishta kërcen me kokë më shumë se të gjithë dhe mposht Likën duke kaluar sërish Vllazninë në avantazh.
 
Kuqeblutë ruajnë rezultatin dhe marrin një fitore të çmuar duke u ngjitur në kuotën e 35 pikëve pas 27 javësh.
 
Kjo javë vijon të shtunën me dy duele mbijetese Teuta-Laçi dhe Flamurtari-Korabi duke u mbyllur të dielën me Partizani-Skënderbeu.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot