Vllaznia dhe Tirana “ulin armët”, drejtuesit shuajnë konfliktin e tifozërive

SHKODËR, 18 Shtator/ATSH-Gaspër Marku/- Një takim dy palësh miqësor i realizuar sot në Shkodër midis drejtuesve më të lartë të klubeve të futbollit të Tiranës dhe Vllaznisë, tifozëritë e të cilave të enjten e kaluar u përfshinë në një sherr masiv, para, gjatë dhe pas ndeshjes, Vllaznia-Tirana, ka lënë mënjanë hasmërinë dhe urrejtjen që në një farë mënyre u shtri edhe në radhët e komunitetit të të dy klubeve përkatëse.
Në takimin e realizuar në zyrat e Klubit të Futbollit Vllaznia, në përbërje të delegacionit sportive bardheblu, bënin pjesë presidenti Refik Halili, shefi i klubit, Krenar Alimehmeti, antari i kryesisë Indrit Fortuzi, kapitenin aktual i bardhebluve, Ervin Bulku, etj.
Ndërkohë që në krahun tjetër, nga pala pritëse shkodrane, spikasnin krahas drejtuesve kryesorë të klubit të futbollit Vllaznia,Isufi, Kalamishi, Grima, kanë qënë edhe veteranët e nderuar të futbollit shkodran, Rragami, Ndoja, Zmijani, Sinani, titullarët, kapiteni Beqiri, etj. Në këtë paqësor me mesazhin e Fayr-Play mes dy klubeve, i pranishëm ka qënë edhe Zv.presidenti i FSHF-së, Lutfi Nuri, i cili nga ana e tij përshëndeti nismen e marrë nga të dy klubet përkatëse.
Gjatë fjalës së mbajtur përpara të pranishmëve, si dhe mediave të qytetit të Shkodrës, dy qytetit kryesor të klubeve respektive, Isufi i Vllaznisë dhe Halili i Tiranës, nuk kanë nguruar të përcjellin mesazhin e paqes dhe dashamirësisë mes palëve, teksa secila ka shprehur pakënaqësinë lidhur me atë që ka msjaven e kaluar.
"I jemi shumë mirënjohës presidentit Halili dhe drejtuesve të tjerë të Tiranësë të cilët e mbajtën premtimin për të ardhur në Shkodër për të mbyllur këtë histori. Në emër të klubit Vllaznia, dua të them se të gjithë tiranasit, përfshi këtu edhe tifozët e kësaj skuadre, do ta kenë derën e hapur në Shkodër ashtu si më parë. Duam t'i harrojmë ato që kanë ndodhur dhe të shohim përpara"- u shpreh zv.presidenti i Vllaznisë Isuf Isufi.
Ndërkohë presidenti i Tiranës Halili ka shtuar: "E ndjemë për detyrë të vinim në Shkodër për të sheshuar çdo gjë. Ky duhet të jetë një shembull edhe për gjithë ekipet e tjera të cilët nuk duhet t'i kushtojnë rëndësi acarimeve të momentit por të punojnë për rritjen e bashkëpunimit. I falenderoj shkodranët për mikëpritjen dhe ju garantoj se edhe në Tiranë do të jenë gjithnjë të mirëpritur. Sa i takon dënimit, ne do të dalim me një deklaratë të përbashkët bashkë me klubin Vllaznia dhe do t'i drejtohemi Federatës për të kërkuar zbritjen e dënimit. Futbolli është për tifozët dhe nuk ka kuptim të zhvillojmë ndeshje pa to".
Shtrëngimi i duarve mes zv.presidentit shkodran Isufi dhe presidentit të Tiranës Halili, moment që u shoqërua me duatrokitje, mbylli këtë takim miqësor, por njëkohësisht mbylli përfundimisht edhe polemikat dhe acarimet që kishin përfshirë prej një jave të dy kampet respektive./a.g/

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Napoli mposht Romën dhe rigjen kreun e Serie A! Alen Sherri merr vendin e titullarit, Lazio pesë fitore radhazi