SHKODËR - Vllaznia e vajzave arriti një fitore të rëndësishme ndaj Racing UnionUEFA Women’s Champions League, duke triumfuar 3-1 në ndeshjen e zhvilluar sot në “Loro Boriçi” në Shkodër.

Me këtë sukses, Vllaznia siguroi vendin e tretë në mini-turneun e saj dhe kualifikohet automatikisht në raundin e parë të UEFA Women’s Europa Cup për sezonin 2025-26, duke vazhduar rrugëtimin në garat europiane.

Skuadra shkodrane dominoi takimin dhe në pjesën e parë i realizoi tre golat me Arbiona Bajraktarin, Megi Doçin dhe Teresa Dedan.

Racing Union arriti të shënojë vetëm një gol në fund të takimit me Coraline Corplet dhe ndeshja u mbyll 3-1 në favor të Vllaznisë.

Në raundin e parë kualifikues të UEFA Women’s Europa Cup do të marrë pjesë edhe Partizani i vajzave. Shorti për këtë raund është planifikuar nesër, më 31 gusht.