Vllaznia ka bërë realitet goditjen e madhe në merkato duke marrë futbollistin shkodran Gilman Lika. Akordi I arritur mbrëmjen e së premtes, është konkretizuar paraditen e së shtunës me hedhjen e firmës në kontratë. Nga ajo çfarë ka zbuluar administrator Kalamishi, kontrata do jetë për një vit e gjysëm me opsionin që lojtari mund të largohet në verë nëse ka një ofertë më të mirë nga jashtë vendit.
Nga ana tjetër, vetë Lika është shprehur para kamerave I kënaqur që rikthehet në shtëpi pas 6 vitesh e gjysëm. E nëse një shkodran është kthyer në shtëpinë e tij, një tjetër e ka derën gjithnjë të hapur. Bëhet fjalë për Armando Vajushin I cili sipas administratorit Kalamishi e ka marrë ofertën për t’u veshur kuqeblu.
Pavarësisht dëshirën për ta parë në fushë që në ndeshjen me Kukësin, Lika ka bërë të ditur se do punojë sa më shumë për t’iu bashkuar sa më shpejt skuadrës për të kontribuar për të.
e.n/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO