Vllaznia i përgjigjet Safet Gjicit
dhe jep garanci për financat 

Vllaznia i përgjigjet Safet Gjicit<br />dhe jep garanci për financat 
Bashkia e Shkodrës i ka kthyer përgjigje pas 4 ditësh Presidentit të Kukësit, Safet Gjici mbi dëshirën e tij për t’u vetëofruar në drejtimin e Vllaznisë.
 
Bashkia sqaron se pavarësisht se deklarimet nuk janë zyrtare dhe nuk kanë referenca ligjore, ato nuk mund të trajtohen në momentin tranzitor që ndodhet Këshilli, pasi organet e reja të dala nga zgjedhjet vendore të 2015 nuk janë konstituuar akoma.
 
Bashkia i përgjigjet Gjicit
Sqarim i opinionit publik në lidhje me kërkesat e z. Safet Gjici, për vetofrimin e tij që të kontribuojë pranë Klubit të Futbollit “Vllaznia”.

Bashkia Shkodër e sheh të nevojshme që të sqarojë opinionin sportdashës shkodran dhe më gjerë në lidhje me deklarimet në media të z. Safet Gjici për pretendimet ndaj klubit “Vllaznia”. Pavarësisht se këto deklarime nuk janë zyrtare dhe nuk kanë referenca ligjore, ato nuk mund të trajtohen në momentin tranzitor që ndodhet Këshilli i Bashkisë Shkodër.

Sipas ligjit Nr. 8652, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, akoma nuk janë konstituar organet e qeverisjes vendore, të dala nga zgjedhjet e datës 21 qershor 2015.

Bashkia Shkodër dëshiron të theksojë se ajo do të jetë korrekte, transparente dhe e hapur për të trajtuar ligjërisht çdo kërkesë zyrtare nga persona apo palë të interesuara, që duan të kontribuojnë pranë ekipit të futbollit “Vllaznia”, gjithmonë në përputhje të plotë me aktet ligjore “Për Shoqëritë Tregtare”, pasi i tillë është statusi ligjor aktual i klubit të futbollit “Vllaznia”.
 
Financat 
Ndërsa përsa i përket çështjes së financave, klubi ka reaguar përmes faqes zyrtare në Facebook duke qetësuar se janë të sigurta.
 
“Nuk ka vend për panik, pasi po bëhen të gjitha përpjekjet që në sezonin e ri të ndërtohet një ekip ndryshe nga edicionet e mëparshme.
 
Përsa i takon lajmeve për frikë dhe pasiguri për futbollistët rreth kontratave të tyre, klubi garanton të gjithë lojtarët, e po ashtu edhe palët e treta me të cilat ka kontrata, se ato janë të garantuara nga Bashkia Shkodër, si aksionere e vetme me 100 për qind të aksioneve të KF Vllaznia sh.a”.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore