Vllaznia-Kukësi, nisin hetimet 
për 2 kallëzimet, Cani: Dosjet në 1!

Vllaznia-Kukësi, nisin hetimet <br />për 2 kallëzimet, Cani: Dosjet në 1!
Kryeprokurori i Shkodrës, Besnik Cani në një prononcim për gazetën “Shqiptarja.com” sqaron procedurën që po ndiqet për hetimin e ndeshjes Vllaznia-Kukësi, e cila dyshohet se është e trukuar.

Për sfidën e javës së 19-të janë depozituar 2 kallëzime penale nga klubi i Vllaznisë për hetimin e ndeshjes dhe nga Kukësi që akuzon këshilltarin Bashkiak të Shkodrës, Erogen Vaso për shpifje.

Vaso akuzonte se ndeshja ishte e trukuar dhe se Kukësi i kishte dhënë 100 mijë Euro Vllaznisë me qëllim që të toleronte të 4 ndeshjet e kampionatit. Prokurori Besnik Cani Shprehet se dy kallëzimet do të bashkohen në një dosje të vetme. “Hetimi për ndeshjen Vllaznia-Kukësi pas kallëzimeve ka nisur. Kallëzimi i drejtuesve të ekipit të Vllaznisë për hetim të ndeshjes, por edhe i drejtuesve të Kukësit për shpifje ndaj Erogen Vasos do të bashkohen në një dosje.

Prokurori që ka marrë në ngarkim cështjen ka nisur hetimet për të zbardhur të vërtetën, prandaj nuk mund të them asgjë më shumë për mediat” deklaroi ai. Hetimi i prokurorisë së Shkodrës pritet që të nisë nga kontrolli i tabulateve telefonike të lojtarëve dhe drejtuesve. Pjesë e hetimit do të jenë edhe lëvizjet dhe shumat e luajtura në kompanitë e basteve për ndeshjen në fjalë dhe mbi të gjitha deklaratat e protagonistëve.

Erogen Vaso ishte i pari që denoncoi perms Facebook duke akuzuar se ndeshja ishte e shitur dhe pritet që të japë dëshmitë e tij në lidhje me informacionin. Kujtojmë që ndeshja Vllaznia-Kukësi përfundoi me rezultatin 2-1.



Shkrimi u butua në gazetën Shqiptarja.com

Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra