Vllaznia largon trajnerin Raineri
drejtimi i besohet Luan Zmijanit

Vllaznia largon trajnerin Raineri<br />drejtimi i besohet Luan Zmijanit
Baldo Raineri nuk do të jetë më trajner i Vllaznisë. Në vend të tij është emëruar Luan Zmijani.  Vendimi për largimin e trajnerit italian është marrë mesditen e së martës nga ana e Bordit drejtues të klubit, në konsultim edhe me drejtuesit e tjerë të tij. Ata kanë analizuar me qetësi të gjithë situatën e krijuar, natyrisht duke evidentuar edhe disa nga gabimet e bëra nga trajneri dhe për këtë arsye, kanë dalë në përfundimin se kontrata me të duhet ndërprerë. më pas mësohet se ka qenë administratori Neritan Kalamishi që ka thirrur në zyrë Rainerin dhe i ka komunikuar një vendim të tillë.

Atij natyrisht që I është komunikuar arsyeja e ndërprerjes së kontratës dhe italiani ka shprehur keqardhjen për lënien e punës në mes. megjithatë në fund, palët kanë rënë dakord për firmosjen e një akt- marrëveshje për ndërprerjen me mirëkuptim të kontratës. E njëjta procedurë është ndjekur edhe me trajnerin e përgatitjes atletike Daniele Nervi dhe atë të portierëve Sabino Oliva. Edhe ata kanë rënë dakord për ndërprerjen me mirëkuptim të kontratave. Me të marrë vendimin për largimin e këtyre trajnerëve, Bordi drejtues I klubit ka marrë në shqyrtim edhe kandidaturat e mundshme për ta zëvendësuar Rainerin.

Në mes emrave të përmendur, në fund ka fituar kandidatura e Luan Zmijanit I cili ka pranuar ta marrë këtë detyrë. Bashkë me të në stad do të jetë edhe Avenir Dani që do të stërvisë portierët. Ndërkohë Zmijani ka kërkuar që të ketë sërish në staf trajnerin e përgatitjes atletike Nervi megjithatë pritet vendimi I këtij të fundit. Në këtë mënyrë ka marrë fund dilema e largimit të Baldo Rainerit nga pankina e Vllaznisë. Pas emërimit në mesditën e së martës, pasdite është bërë prezantimi I trajnerit të ri të Vllaznisë, Luan Zmijanit. Kanë qenë të pranishëm përveç tij dhe trajnerit të portierëve Avenir Dani, edhe drejtori sportiv Armir Grima dhe administratori I klubit Neritan Kalamishi.

Ka qenë pikërisht ky I fundit ai që ka bërë prezantimin e trajnerit të ri dhe në fjalën e thënë natyrisht që ka falenderuar edhe trajnerin Raineri për punën e bërë gjatë skuadrës. Prezantimi është bërë para mediave dhe kanë qenë të pranishëm edhe futbollistët e ekipit. Ka folur edhe drejtori sportiv Grima që ka shpjeguar edhe projektin për skuadrën në vazhdim. Ndërkohë trajneri  I sapoemëruar Luan Zmijani ka bërë të ditur se do punojë me përkushtim për të dhënë më të mirën për Vllazninë. Kalamishi ka bërë të ditur se në ditët në vazhdim do të plotësohet edhe stafi I Zmijanit me ndihmësin e tij ndërkohë që pas këtij prezantimi, skuadra është grumbulluar në një nga hotelet e qytetit për t’u përgatitur për ndeshjen e së mërkurës me Laçin.


e.n/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni