Në përfundim të pjesës së parë të takimit, shkodranët kanë pretenduar për një penallti, por arbitri nuk ka qenë i këtij mendimi duke sjellë reagimin e ashpër të vendasve, ndersa Gomez goditi një nga lojtarët e Vllaznisë.
Në sherrin e krijuar u përfshi edhe trajneri Cungu, i cili u largua për protestat dhe reagimin ndaj arbitrit, por ndërhyrja e stafit dhe policisë mbylli situatën duke shmangur incidentet më të mëdha.
Përsa i përket ndeshjes u mbyll në barazim 1-1. Pjesa e parë u mbyll me golin e Racic në të 21’, ndërsa në fund të pjesës së dytë barazoi Dibra për Vllazninë duke shmangur humbjen.
Në ndeshjet e tjera Skënderbeu fitoi në Tiranë përballë Tërbunit 1-3 me dy golat e Salihit dhe një të Renatinjos.
Tirana mundi Bylisin, ndërsa Kukësi nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 me Teutën.
d.b/shqiptarja.com