Vllaznia e Qatip Osmanit ka lënë Ulqinin dhe do vijojë me përgatitjet e pjesës së mbetur të Superligës në Shkodër. Këtë të dielë, shkodranët kanë mundur 1-3 Laçin në miqësoren e zhvilluar në Kurbin.
Dueli u dominua nga miqtë, duke nxjerrë edhe njëherë në pah dobësitë e Laçit që nuk është ai i sezoneve më parë. Balaj nga penalltia, Çoba dhe Alivoda ishin shënues për kuqeblutë.
Tefik Osmani në regjinë e merkatos dhe Qatip Osmani në stol, janë duke menduar për afrime të reja këtë janar Më herët trajneri i Vllaznisë kishte kërkuar emra në çdo repart, teksa nga shkodranët u larguan disa elementë që nuk kishin minuta, dukshëm për t'i hapur rrugë prurjeve të reja.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)