Vllaznia në ndjekje të Egnatias, Dede njofton largimin pas disfatës në Shkodër: Dikush duhet të largohet

Egnatia s’ka të ndalur në Superligë. Kampionët në fuqi, për javën e 24 të Superligës, mposhtën 1-2 Elbasanin, duke siguruar fitoren e 5 radhazi dhe 8-ën në të gjithë kompeticionet. Një sukses që i mban në krye me 2 pikë më shumë se Vllaznia ndjekëse, që gjithashtu siguroi fitoren lehtësisht 3-0 kundër Bylisit.

“Jam shumë i gëzuar për 3 pikët sepse ishte objektivi i ndeshjes. Kundër këtyre në letër duhet të fitosh, por sërish mbetet një ekip Superligë dhe ne kemi shumë respekt,”-u shpreh Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë.

Pas disfatës në Shkodër, trajneri i Bylisit Nevil Dede, njoftoi dorëheqjen edhe pse e mori klubin në vendin e fundit dhe aktualisht renditen të 7-it.

“Për të mirën e të gjithëve është më mirë ndryshimi i një figure. Pjesa më vulnerable e një klubi futbolli është gjithmonë trajneri se pjesët e tjera nuk lëvizin. Ndryshimi do japë shkëndijat dhe reagimin e duhur te lojtarët për të shkuar atje ku duhet,”-tha Nevil Dede, trajner i Bylisit.

Sfida tjetër e së shtunës, derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës u mbyll me shifrat 1-1. Ky ishte derbi i 3 i sezonit që në të 3 rastet ka përfunduar pafitues. Një rezultat që më shumë djeg tek kampi bardheblu, që këtë sezon lufton për mbijetesë.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 10:18

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Juristi Kara: S'di si rri Jozefina nën hyqmin e Mulit! Zot na rujt mendt e kokës

Juristi Kara: S'di si rri Jozefina nën hyqmin e Mulit! Zot na rujt mendt e kokës