Vllaznia e ka mbyllur në barazim 1-1 ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League kundër Kraiovës. Në Loro Boriçin e mbushur me tifozë, të cilët krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme, të parët kaluan në avantazh miqtë nga Rumania. Në fundin e pjesës së parë Ivan ktheu në gol një penallti të diskutueshme.

Gjithsesi Vllaznia nuk i humbi shpresat dhe në pjesën e dytë rriti ritmin duke gjetur golin me Hoxhajn. Kjo bëri që të shpërthente një atmosferë mbresëlënëse në Shkodër. Në vijim  të besuarit e Josës u kujdesën më shumë për të mbrojtur rezultatin.

Kualifikimi do të vuloset javën e ardhshme kur të luhet ndeshja e kthimit në Rumani.