Vllaznia u mund nga Laçi, Memelli: Miqësorja ia arriti qëllimit, po rritemi çdo ditë

Vllaznia u mund nga Laçi, Memelli: Miqësorja ia arriti qëllimit, po rritemi çdo ditë

Migen Memelli, trajneri i Vllaznisë

Vllaznia humbi 2-3 me Laçin në një test miqësor të zhvilluar në "Loro Boriçi" të Shkodrës. Të besuarit e Migen Memellit nuk kanë mundur të fitojnë në shtëpi, teksa kaluan të parët në avantazh me Malën në të 38 minutë. Pjesa e parë u mbyll me këto shifra, edhe pse kurbinasit gabuan nga penalltia.

Në fraksionin e dytë, Laçi do barazonte pas vetëm një minute, për të shënuar edhe dy gola të tjerë në minutat 81 dhe 84. Në fund Dodev te Vllaznia do shkurtonte për 2-3. Pas humbjes trajneri Migen Memelli është shprehur i kënaqur me pjesën e parë dhe formacionin e hedhur në fushë, teksa iu ka "tërhequr veshin" lojtarëve të futur në fushë gjatë pjesës së dytë.

"Kjo miqësore na shërbeu në dy komponente, ashtu siç na shërbeu në dy 45 minutësha. Në të parin ishte ajo skuadër me të cilën po mendojmë të hyjmë në kampionat dhe që mendoj se bëri mirë, pavarësisht se përballë kishim një skuadër agresive si ajo e Laçit. Në 45 minutëshin e dytë i kushtuam rëndësi integrimit të lojtarëve të rinj me skuadrën dhe të them të drejtën nuk më pëlqeu. Ky integrim duhet të jetë gradual dhe i avashtë. U bënë disa gabime individuale, por janë gjëra që ndodhin dhe besoj se do t’i korrigjojmë në të ardhmen", tha fillimisht Memelli.

Më pas korçari u ndal edhe te lojtarët e rinj që u futën në lojë, teksa trajneri pati disa këshilla publike për ta.

"Lojtarët që u aktivizuan në pjesën e dytë bënë mirë si Sala, Alivoda, Dodev apo dhe Gruda deri diku. Por janë edhe disa të rinj si Pusi, Delaj apo dhe portieri Jukaj te cilët duhet të përmirësohen edhe më shumë nga ana individuale. Fokusi me i madh gjithsesi ishte tek 11-shja e parë ku shpejtësia e lojës ishte në nivelet e duhura, agresiviteti nuk ishte ai i duhuri në 20 minutat e para megjithatë më pas çdo gjë u rregullua. Ajo që më ngroh është se nga dita në ditë kemi përmirësim", tha mes të tjerash Memelli.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Shembet çatia në Maltë, plagosen rëndë dy punëtorë shqiptarë

Shembet çatia në Maltë, plagosen rëndë dy punëtorë shqiptarë