Vllaznia-Partizani, supersfida që spikat të premten! Josa u druhet kryeqytetasve: Do jenë ndryshe nga derbi

Të premten do luhen 3 nga 5 sfidat e javës së 7 të Superligës ku spikat përballja mes Vllaznisë dhe Partizanit, dy skuadra që luftojnë për kreun e tabelës, por që në ndeshjet e fundit nuk kanë marrë atë që pretendojnë. Partizani të dielën humbi në derbi, ndërsa Vllaznia barazoi pa gola kundër Teutës.

“Është një Partizanin i cili do ketë një paraqitje tjetër nga ajo në derbi me Tiranën. Për mendimin tim do jetë shumë i kujdesshëm, por ne duhet të fokusohemi te ajo se çfarë do japim ne si skuadër,”-u shpreh Mirel Josa, trajner i Vllaznisë.

Ndryshe nga Vllaznia-Partizani në orën 17:45, në orën 15:00 Tirana kampione në fuqi pret Laçin. Kurbinasit renditen të fundit me vetëm 3 pikë, pasi 5 ndeshjet e fundit kanë humbur, ndërsa bardheblutë janë me moralin perfekt pas fitores 0-1 në derbi.

“Është një kundërshtar që ka në përbërje lojtarë cilësorë. Në vitet e fundit është aktor në futbollin tonë dhe që ka koeficientin më të lartë në Europë nga klubet shqiptare. Do ta hiqja këtë që thuhet se është e fundit në renditje. Mendoj se Meriton vëmendje maksimale,”-tha Orges Shehi, trajner i Tiranës.

Tirana aktualisht renditen e dytë në Superligë, me 1 pikë më pak se Partizani kryesues, ndërsa po të premten në orën 15 do të luhet në Durrës sfida Erzeni-Egnatia.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Protesta për VAR-in, pezullohet ndeshja në Norvegji

Protesta për VAR-in, pezullohet ndeshja në Norvegji