Vlonjatët braktisin Flamurtarin, akord me klubin e Kategorisë së Parë

Vlonjatët braktisin Flamurtarin, akord me klubin e Kategorisë së Parë

Ardit Hoxhaj dhe Bruno Telushi

Elbasani me Nevil Deden në pankinë është bërë skuadra më e frikshme në Kategorinë e Parë, kjo sa i takon emrave të afruar në merkato. Thuajse lojtarët më të mirë që kanë luajtur në elitën e futbollit në vend tanimë janë pjesë e verdhebluve.

Edhe Bruno Telushi me Ardit Hoxhaj duket se janë drejt prezantimit në "Elbasan Arena". Dyshja momentalisht janë pa ekip dhe po stërviten në mënyrë individuale, ndërsa kanë akord me Elbasanin. Rival me Flamurtarin e tyre, vlonjatët duket se do braktisin kuqezinjtë dhe do kalojnë në Elbasan po në Kategorinë e Parë.

Rikthimi këtë sezon në të Parën ka bërë që në Elbasan të investojnë në futboll, duke dashur promovimin në elitën e Shqipërisë. Kujtojmë se Telushi u largua pak javë më parë nga Partizani, me ish-kapitenin që pati një konflikt me trajnerin Zekic. Nga ana tjetër Hoxhaj la pas tre sezonesh Vllazninë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Buxheti 2025, Veliaj: Buxheti i solidaritetit në çdo etapë të jetës së qytetarëve të Tiranës

Buxheti 2025, Veliaj: Buxheti i solidaritetit në çdo etapë të jetës së qytetarëve të Tiranës