Tjetërsoi pronën duke falsifikuar dokumentet e pronësisë dhe mbi këto dy pasuri ndërtoi pallat, por që nuk i gëzoi dot.
Prokuroria i sekuestron biznesmenit nga Vlora Lavdosh.I 6095 m2 truall, 24 apartamente të një pallati si dhe 32 % të aksioneve në një pallat tjetër në lagjen "Pavarësia".
Sekuestro është vendosur në fundjavë me miratimin Gjykatës deri në përfundim të hetimeve për falsifikim dokumentesh, pastrim parash dhe evazion fiskal.
Hetimet ndaj shtetasit Lavdosh.I janë kryer nga prokuroria e Vlorës pas kallëzimit të bërë nga dy qytetarë të cilët pretenduan se u është vjedhur prona me anë të dokumenteve false.
Origjina e pronës së pretenduar nga Lavdoshi daton më 4/9/1993 me një vërtetim pronësie, por nga akt ekspertimi i Prokurorisë ky dokument teknikisht dhe grafikisht ka rezultuar i falsifikuar.
Kjo pronë sipas hetimeve nga 10.000 m2 është ndarë në dy pjesë dhe tjetërsuar me procesin e shit-blerjes për të humbur origjinë reale e cila ishte në pronësi të dy kallëzuesve.
Prona e sekuestruar dhe ndaj të cilës po kryhen hetime sipas ekspertimit provizor të Prokurorisë arrin në vlerë tregu prej 15 milion euro, pasuri e cila ka burim falsifikimin e dokumenteve të pronësisë sqaron akuza e Vlorës në kërkesën e depozituar në Gjykatë.
Pronat e Sekuestruara në Vlorë
- 6095 m2 sipërfaqe trualli,
- 32% të një pallati 11-katësh,
- 24 apartamente dhe njësi shërbimi në një pallat 8-katësh
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO