VLORË- Një 41-vjeçar është arrestuar në flagrancë ditën e sotme, pasi ka shkuar në shtëpinë e nënës dhe vëllait të tij dhe i ka ofenduar.
Personi ka thyer urdhrin e gjykatës, pasi e kishte të ndaluar të shkonte në shtëpinë e tyre sepse kishte ushtruar dhunë psikologjike edhe më parë. Ngjarja ndodhi në lagjen "28 Nëntori" në Vlorë. 41-vjeçari është akuzuar për veprat penale Dhunë në familje" dhe "Veprime në kundërshtim me Vendimin e Gjykatës".

Komento
Komente

