VLORË- G.M ka bërë kallëzim penal në polici, kjo pasi dikush tjetër kishte marrë kredi në emër të tij.
Pas hetimeve të kryera, rezulton se autor i kësaj ngjarjeje është një 39-vjeçar banues në lagjen “15 Tetori”, Vlorë, i identifikuar me inicialet K.R..
Për pasojë, policia e ka vënë në pranga. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale "Mashtrimi në kredi" dhe "Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve".
“Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë proceduan penalisht për veprat penale "Mashtrimi në kredi" dhe "Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve", shtetasin K. R., 39 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori”, Vlorë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi G. M., banues në Vlorë, se nëpërmjet mashtrimit dhe falsifikimit, shtetasi K. R. ka marrë një kredi në emër të tij”, njofton Policia.
Sa e ka nr e celulairt ai mo te marr edhe un kredi ne emer te atij personit... Edhe na flisni per standarte hajde hajde...
Përgjigju