VLORE - As ky fundvit nuk i ka shpëtuar asaj që është kthyer tashmë në traditë, rritjes së çmimeve për produktet e shportës dhe fruta-perimeve nga ana e tregatrëve në vigjilje të festave. 

Prej vitesh në vendin tonë ndryshe nga vendet fqinje në prag të festave të fundvitit çmimet e fruta-perimeve rriten në mënyrë abuzive. Ndërkohë si gjithmonë shitësit pohojnë se ka rënë fuqia blerëse, teksa theksojnë se çmimet janë të justifikueshme për periudhën në të cilën ndodhemi. 

Qytetarët çdo vit ankohen për rritjen e produkteve të shportës dhe fruta-perimeve në periudhën e fundvitit, por ankesat e tyre nuk bien në vesh të instancave përkatëse.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)